6.5 C
Tiranë
Saturday, May 2, 2026
spot_img

Skema e re e trajtimit ushqimor për Policinë: Akuza për favorizim të Zamir Manes

Vendimi i Këshillit të Ministrave për të ndryshuar skemën e trajtimit ushqimor për mijëra punonjës të Policisë së Shtetit ka ngritur shqetësime të mëdha për favorizimin e bizneseve dhe kufizimin e zgjedhjeve për policët. Sipas këtij vendimi, kompensimi financiar për orët e gjata të punës, që përndryshe do të mbulonte vaktet e munguara të drekës, nuk do të transferohet më në llogaritë e pagës së policëve, por në një llogari të posaçme bankare. Përmes kësaj llogarie, policët do të kenë mundësi të kryejnë transaksione vetëm në njësi tregtare ushqimore ose rrjete supermarketesh specifike.

Vendimi i ri ka ngritur dyshime për favorizim të grupeve të caktuara të biznesit, duke përfshirë Tirana Bank dhe rrjetin e supermarketeve SPAR, të dyja nën zotërimin e grupit “Balfin,” në pronësi të biznesmenit Samir Mane. Punonjësit e Policisë janë informuar nga institucionet e tyre që do të marrin karta të posaçme nga Tirana Bank, dhe se këto karta mund të përdoren vetëm në supermarketet e rrjetit SPAR. Ky kufizim ka krijuar shqetësime të theksuara midis punonjësve të policisë, veçanërisht për ata që jetojnë në qytete ku nuk ka njësi tregtare SPAR, duke i detyruar ata të udhëtojnë drejt qyteteve të mëdha për të shpenzuar bonusin e tyre ushqimor.

Një numër punonjësish të Policisë së Shtetit, që preferuan të qëndronin anonimë, deklaruan se aplikimet për kartat e posaçme janë kryer nga zyrat e tyre të punës, dhe se ata ishin informuar për mundësinë e kufizuar të përdorimit të tyre në një supermarket të caktuar. Një polic nga një qytet i vogël verior theksoi se ishte i detyruar të udhëtonte në Tiranë për të blerë ushqime, pasi nuk kishte një supermarket SPAR në zonën e tij. “Më lajmëruan ata të punës që të shkoj të tërheq kartën dhe më thanë që mund ta përdor vetëm në një dyqan,” tha ai.

Kreu i Sindikatës së Policisë së Shqipërisë, Sadetin Fishta, e denoncoi si të padrejtë dhe diskriminuese këtë procedurë, e cila u dikton punonjësve të policisë se cilën bankë dhe cilin supermarket duhet të përdorin për nevojat e tyre ushqimore. Ai paralajmëroi se do ta ankimonte këtë vendim në rrugë administrative dhe ligjore. Fishta tha: “Ka urdhër për të shkuar të gjithë në një bankë. Policia vetëm shkon dhe tërheq kartën, pa asnjë alternativë tjetër. Ky kushtëzim për të blerë një listë të kufizuar produktesh në SPAR është diskriminues.”

Ish-ministri i Brendshëm, Taulant Balla, mohoi çdo favorizim të bizneseve të caktuara, duke argumentuar se procesi ishte transparent dhe i hapur për të gjitha bankat dhe rrjetet e supermarketeve në Shqipëri. Balla u shpreh për BIRN se ishin ftuar të marrin pjesë në këtë proces 14 banka dhe të gjitha rrjetet e supermarketeve, duke theksuar se nuk kishte përjashtuar asnjë operator tregtar nga pjesëmarrja.

Megjithatë, ekspertët e ekonomisë kanë ngritur shqetësime për mënyrën se si është formuluar vendimi i Këshillit të Ministrave dhe udhëzimi i Ministrit të Brendshëm. Eduart Gjokutaj, themelues i organizatës për edukimin financiar “Altax,” vërejti se këto akte ligjore krijojnë hapësira për favorizim të bizneseve specifike dhe shkelje të rregullave të konkurrencës. Sipas tij, është anashkaluar tenderimi dhe konsultimi publik, gjë që cënon transparencën e procesit. Gjokutaj thekson gjithashtu se vendimi përmban kontradikta me ligjin për bankat dhe legjislacionin tatimor, si dhe mungesa e një marrëveshjeje për ofrimin e shërbimeve bankare pa komision dëmton konkurrencën e ndershme në treg.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedia e superjahtit “Bayesian”/ Hetimet hedhin dyshime për neglizhencë, jo për motin

0
Detaje të reja janë zbardhur nga mbytja e superjahtit “Bayesian” në brigjet e Siçili, ku humbën jetën shtatë persona, mes tyre miliarderi britanik i...

SPAK kërkon 6 vite burg për Shpend Sokolin/ I akuzuar për mashtrim kompjuterik në...

0
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dhënë pretencën për shtetasin kosovar Shpend Sokoli, duke kërkuar dënimin e tij me...

Shembet shkalla gjatë eventit në aeroport/ 3 të plagosur në uljen e avionit “Patra”...

0
Një incident i rëndë është regjistruar në Aeroporti i Araxos gjatë uljes së parë të një avioni të kompanisë TUI Group, tip Boeing 737-8,...

Mbulojnë me bojë tabelat në greqisht në aksin Gjirokastër–Kakavijë/ Identifikohen autorët, reagime në komunitet

0
Një akt i rëndë është regjistruar në jug të vendit, ku në aksin rrugor Gjirokastër–Kakavijë janë dëmtuar tabelat rrugore në gjuhën greke, të cilat...

Punëtori shqiptar humb jetën në Itali/ U aksidentua me betoniere në kantier, nuk i...

0
Një punëtor shqiptar ka humbur jetën në Firence, disa ditë pasi u aksidentua rëndë në një kantier ndërtimi. Ngjarja ndodhi më 27 prill në zonën...