24.6 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

Ish-futbollisti i Kombëtares Turke, plagoset me armë zjarri pasi doli nga emisioni sportiv

Ish-futbollisti i njohur i kombëtares turke dhe Fenerbahces, Serhat Akin, ka përjetuar një incident të tmerrshëm në Turqi, ku është plagosur me armë zjarri. Ngjarja ndodhi sapo 43-vjeçari doli nga një emision sportiv dhe i drejtohej automjetit të tij. Papritur, një person i armatosur dhe i maskuar zbriti nga një motor dhe filloi të qëllojë drejt tij. Një nga plumbat e ka goditur Akinin në këmbën e djathtë, por për fat të mirë, atentatori arriti të largohej nga vendi i ngjarjes.

Pas incidentit, Akin reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku njoftoi se kishte marrë plumb në këmbë. “Më gjuajtën në këmbë pas programit, fjala jonë e fundit është Fenerbahçe,” tha ai, duke shprehur dashurinë e tij për klubin.

Aktualisht, gjendja e ish-futbollistit është e qëndrueshme dhe ai ndodhet në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Autoritetet janë duke hetuar për ngjarjen, në përpjekje për të identifikuar dhe kapur autorin e sulmit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...