27.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Izraeli njofton vrasjen e 20 udhëheqësve të Hezbollahut, përfshirë Hassan Nasrallah

Izraeli ka njoftuar se ka vrarë 20 udhëheqës të tjerë të rangjeve të ndryshme të Hezbollahut gjatë një sulmi në selinë e grupit të premten, ku mes viktimave përfshihet edhe lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah. Ushtria izraelite (IDF) ka konfirmuar gjithashtu se gjatë sulmit janë vrarë Ibrahim Hussein Jazini, kreu i njësisë së sigurisë së Nasrallah, dhe Samir Taëfiq Dib, të cilët janë përshkruar si njerëz të besuar dhe këshilltarë të ngushtë të liderit të vrarë.

Sipas deklaratave të IDF-së, selia e Hezbollahut ishte pozicionuar nën disa ndërtesa civile, një taktikë që grupi militant ka përdorur për të maskuar objektet e tij strategjike.

Më herët, Hezbollah kishte konfirmuar humbjen e një prej anëtarëve të tij të lartë, Nabil Qaouk, kreu i këshillit të sigurisë parandaluese dhe anëtar i këshillit qendror të organizatës. Qaouk u vra të shtunën gjatë sulmeve ajrore izraelite, sipas deklaratës së ushtrisë izraelite.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...