28.6 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Vokshi: Shqipëria në krizë politike nën regjimin e Ramës

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, gjatë fjalës së saj në Forumin e Grave të Partisë Popullore Europiane, që u mbajt në Akademinë e Vjeshtës në Marakesh të Marokut, deklaroi se Ervin Salianji është arrestuar në një proces gjyqësor politik për shkak se denoncoi lidhjet e trafikantëve të drogës me qeverinë shqiptare, konkretisht lidhjet e vëllait të ministrit të Brendshëm. Si kryetare e Gruas së Partisë Demokratike dhe Zëvendëspresidente e EPP Women, Vokshi theksoi se në Shqipëri aktualisht janë tre të burgosur politikë: Sali Berisha, Fredi Beleri dhe së fundmi Ervin Salianji.

E nesërmja mund të sjellë dhe arrestimin tim ose të ndonjë kolegu tjetër, nëse ne nuk reagojmë për të ndalur këtë regjim putinist,” theksoi Vokshi gjatë fjalës së saj. Ajo vazhdoi duke e përshkruar situatën në Shqipëri, ku një person i vetëm, kryeministri, ka grumbulluar çdo pushtet në duart e tij, duke përdorur Parlamentin, drejtësinë dhe mediat për të ruajtur pushtetin personal.

Vokshi vuri në dukje se rendi kushtetues është rënë, me maxhorancën në Parlament që refuzon të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese me votë. Ajo akuzoi kryeministrin Edi Rama për mbajtjen e liderit të opozitës, Sali Berisha, në arrest antikushtetues për gati një vit përmes një dosjeje të fabrikuar, pa prova apo dëshmitarë. Ajo gjithashtu përmendi se Eurodeputeti Fredi Beleri, i cili ishte në burg gjatë zgjedhjeve, u arrestua pas një fushate denigruese nga kryeministri, pa asnjë provë që e justifikonte arrestimin e tij dhe se nuk u lejua të betohej pas fitores së zgjedhjeve, për shkak se Rama e sheh Jugun e Shqipërisë si një pronë private për t’u pasuruar përmes korrupsionit.

Kjo javë solli edhe burgosjen e nënkryetarit të Grupit Parlamentar të PD, Ervin Salianji, i cili u arrestua për shkak të denoncimeve të tij mbi lidhjet e trafikantëve të drogës me qeverinë shqiptare, përfshirë vëllain e ministrit të Brendshëm. Vëllai i kryeministrit është aktualisht në hetim për dyshimet për lidhje me një grup tjetër ndërkombëtar të trafikut të drogës, dhe Vokshi theksoi se mesazhi për burgosjen e Salianjit është një mesazh për të gjithë opozitën: të mbyllin gojën.

Duke përfunduar fjalën e saj, Albana Vokshi shprehu shqetësimin e saj për situatën dhe bëri thirrje për veprim të menjëhershëm për të ndaluar këtë “regjim putinist” që po kërcënon demokracinë dhe të drejtat e opozitës në Shqipëri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...