17.5 C
Tiranë
Thursday, October 3, 2024
spot_img

Thirrje për protestë: Dashnor Sula kërkon mobilizim masiv më 7 Tetor

Deputeti i Partisë Demokratike (PD), Dashnor Sula, ka bërë thirrje për një protestë masive më 7 Tetor, duke u kërkuar qytetarëve dhe mbështetësve të PD-së t’i bashkohen kësaj lëvizjeje, që synon të shprehë mosbindje civile kundër vendimeve të fundit gjyqësore ndaj figurave të larta të opozitës. Kjo protestë vjen në sfondin e tensioneve politike të shkaktuara nga arrestimi i kryetarit të PD-së, Sali Berisha, në arrest shtëpie, dhe dënimi me burg për deputetin Ervin Salianji.

Sula ka theksuar se këto veprime gjyqësore, sipas tij, janë hakmarrje politike nga mazhoranca, duke përfshirë kryeministrin Edi Rama dhe ministrin Fatmir Xhafaj, dhe një goditje e qëllimshme ndaj opozitës. Sipas tij, dënimi i Salianjit për një kallëzim penal që, sipas opozitës, është i pabazuar, përbën një rrezik për gjithë opozitën dhe mund të çojë në dënime të tjera të ngjashme.

Në nisjen e seancës plenare të ditës së sotme, deputetët e opozitës shprehën pakënaqësinë e tyre në mënyrë të hapur, duke hedhur objekte drejt Kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, dhe duke djegur karriget e tyre përpara derës së Parlamentit. Sula përmendi gjithashtu vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Olta Xhaçkën, duke akuzuar mazhorancën se nuk e ka zbatuar atë, ndërkohë që për opozitën veprohet me masa të ashpra.

“Sot ne jemi të vendosur nga i pari tek i fudnit, duke lënë ndasitë, që çdo qytetarë, sot i ftoj që si sot një javë në orën 18:00 të jemi në Tiranë. Pika e fundit që derdhi gotën ishte burgimi për Ervin Salinjin, që po vuan dënim për një vepër penale të një kallëzimi që nuk ekziston. Këta kanë bërë një hakmarrje primitive, duke filluar nga Edi Rama, Fatmir Xhafaj e gjthë mazhoranca. Vendimin e GJK për zonjën Xhaçka nuk e ekzekutuan, kurse opozita vendosi që Salianji pavarësisht dënimit jo të drejtë të shkojë në burg.

Ky është ndryshimi ynë, dhe jo propaganda që bën Rama dhe mazhoranca. Ne respektojmë të gjitha vendimet e GJK, pavarësisht se një pjesë e sistemit të drejtësisë janë kamzhikë të kësaj qeverie për të dënuar opozitën. Jam ibindur që qysh nga sot, do kemi përsëri kolegë tanë që do t’i çojnë para drejtësisë, do ti fabrikojnë prova për ti arrestuar. S’duhet të kemi frikë. Zjarri opozitar duhet të nisi sot,” –u shpreh Sula

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT