Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar ashpër pas skenarëve të dhunës që ndodhën në Kuvend, ku deputetët e Partisë Demokratike hodhën sende të forta drejt kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali. Ai kërkoi masa të menjëhershme për të mbrojtur jetën e deputetëve dhe për të ruajtur rendin në institucionet demokratike.
“Goditja e kryetares në atë farë mënyre rrezikon jetë. Është marrë jeta në mes të bulevardit ashtu siç jeta e njerëzve që mendojnë ndryshe nuk llogaritet fare. Të qëllosh me sende të atij lloji rrezikon jetën e njerëzve,” tha Braçe.
Ai theksoi se vënia në rrezik e jetës së njerëzve brenda sallës së Kuvendit është një mesazh i poshtër dhe se dhuna është e papranueshme. “Ç’kuptim ka të ndëshkohen ata jashtë sallës dhe të dhuna të dominojë në këtë sallë?” – përfundoi Braçe, duke kërkuar që çdo akt dhune të marrë dënimin e merituar.