24.9 C
Tiranë
Wednesday, September 2, 2026

Gjekmarkaj: Opozita do të luftojë për lirine dhe pluralizmin

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka shpallur një qëndrim të fortë ndaj planit për të arrestuar liderin e opozitës, Sali Berisha, dhe deputetin Ervin Salianji. Gjekmarkaj, në një deklaratë për mediat pas përfundimit të seancës parlamentare, theksoi se opozita është në një gjendje agresioni për t’u zhdukur, dhe se ata nuk do ta pranojnë këtë plan ogurzi.

Ai i bëri thirrje të gjithë shqiptarëve të bashkohen në protestën e opozitës më 7 tetor, duke theksuar se është koha për të mbrojtur liritë dhe pluralizmin në vend. “Ne nuk jemi të gatshëm të dorëzojmë liritë, pluralizimin. Nuk pranojmë planin ogurzi për shpërbërjen e opozitës që ka filluar me arrestimin e Berishës ose të Ervin Salianjit. Shqiptarët, ditën e hënë, më 7, në orën 18:00, do të jemi në rrugë për të mbrojtur pluralizmin, demokracinë dhe opozitën që është nën agresion për t’u zhbërë me qëllim që në Shqipëri të jetë vetëm një person,” deklaroi Gjekmarkaj.

Kjo protestë e paralajmëruar pritet të jetë një shprehje e fuqishme e opozitës përballë një situate politike që ata e konsiderojnë si kërcënim për demokracinë në Shqipëri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...