10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Po drejtonte mjetin në gjendje të dehur/ Arrestohet artisti shqiptar…

Këngëtarai i njohur shqiptar Aleksandër Gjoka ka rënë në prangat e policisë. Gjoka është arrestuar mbrëmjen e djeshme, pasi është përfshirë në një aksident në zonën e Farkës.

Pas aksidentit policia ka mbërritur në vendngjarje dhe i ka bërë artistit testin e alkoolit, ku ka rezultuar se Aleksandër Gjoka ka qenë në gjendje të dehur.

Sa i përket gjendjes së tij, është mësuar se aktualisht këngëtari ndodhet në spitalin e Traumës për të marrë ndihmën mjekësore, sepse ka pësuar disa dëmtime të lehta nga përplasja e makinës. Fatmirësisht dëmtimet janë shumë të lehta dhe Gjoka ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Tashmë pritet që këngëtari të dalë para gjykatës ditët në vijim për t’u njohur me masën e sigurisë. Kjo nuk është hera e parë që Aleksandër Gjoka arrestohet për këtë vepër penale.

Pak kohë më parë këngëtari ra në prangat e policisë, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij në gjendje të dehur. Asokohë ai u arrestua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, në masën 0.66 mg/l, ndërkohë që shtetasi konsiderohet në gjendje të dehur kur testi del mbi 0.5 mg/l.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...