14.5 C
Tiranë
Thursday, October 3, 2024
spot_img

Aksident në Korçë: 3 mjete të përfshira, fatmirësisht pa të lënduar

Një aksident i ndodhur në afërsi të shkollës profesionale mekanike në qytetin e Korçës ka përfshirë tre mjete. Ngjarja ndodhi si pasojë e manovrës së gabuar të njërit prej mjeteve, në një zonë ku rruga përgjatë parkut “Rinia” është e ngushtë dhe nuk lejon parakalimin e mjeteve.

Nga përplasja, dy automjetet e përfshira pësuan dëme të shumta materiale. Policia ka shoqëruar në komisariat njërin nga drejtuesit e mjeteve për të sqaruar më shumë rrethanat e këtij aksidenti. Për fat të mirë, të tre drejtuesit e mjeteve mbetën pa lëndime, ashtu si dhe kalimtarët e rastit që ndodheshin në atë moment në afërsi. Aksidenti ndodhi në një zonë me frekuentim të lartë, duke e bërë fatin e mirë që nuk pati dëme në njerëz.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT