0.5 C
Tiranë
Saturday, November 23, 2024
spot_img

Gazment Bardhi në SPAK për shantazhe përmes e-mailit, hedh poshtë akuzat për përgjime të rreme

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, u paraqit sot në ambientet e SPAK (Prokuroria e Posaçme) për të dëshmuar në lidhje me disa shantazhe që i janë bërë përmes e-mailit. Bardhi mbërriti në prokurori rreth mesditës, por gjatë këtij procesi ndodhi një incident. Makina që e solli në SPAK aksidentalisht përplasi një motorist që po kalonte rrugën.

Pas daljes nga SPAK, Bardhi iu drejtua mediave duke sqaruar situatën dhe duke mohuar kategorikisht vërtetësinë e mesazheve shantazhuese që i ishin dërguar në telefonin e tij.

Bardhi deklaroi:

“Nuk bëhet fjalë për asnjë përgjim real. Ato janë prodhuar me qëllim kriminal për të shantazhuar një deputet. Kam dijeni që e njëjta gjë ka ndodhur edhe me persona të tjerë. Sapo jam njohur me këto mesazhe, kam njoftuar menjëherë SPAK-un. Është e konfirmuar se ai format nuk ekziston në përgjimet zyrtare të Sky Ecc që disponon Prokuroria e Posaçme.”

Ai gjithashtu shtoi se po mbledh të dhëna për mediat që i publikojnë këto mesazhe si të vërteta, duke i akuzuar për përfshirje në një skemë shantazhi ndaj tij si deputet. Sipas tij, mesazhet janë të fabrikuara me qëllime kriminale nga individë të lidhur me krimin e organizuar ose nga zyrtarë të lartë që dalin realisht në përgjimet e Sky Ecc.

Bardhi njoftoi se SPAK ka nisur hetimet për të identifikuar burimin e mesazheve dhe e ka vënë telefonin e tij në dispozicion të hetimeve, duke theksuar se askush nuk mund të guxojë të sajojë të dhëna të rreme për të.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT