20.5 C
Tiranë
Sunday, August 16, 2026

U vetëdorëzua në Polici si një nga autorët e dyshuar në vrasjen e Tauland Gjikajt / Gjykata e Vlorës la në “arrest me burg” Skerdian Gabranin

Gjykata e Vlorës la në “arrest me burg” Skerdian Gabranin, i cili u vetëdorëzua tre ditë më parë në Drejtorinë e Policisë si një nga autorët e dyshuar në vrasjen e Tauland Gjikajt.

Skerdian Gabrani, akuzohet se është bashkëpunëtor për vrasjen e Tauland Beqirajt. Vrasja ndodhi më 3 mars, në lagjen “Bashkimi”, në afërsi të Gjykatës së Apelit Vlorë.

Gabrani ishte në kërkim për krimin e ndodhur më shumë se dy muaj më parë.

Siç u raportua dhe në atë kohë, autori i krimit zbriti nga një makinë me xhama të zinj dhe qëlloi në drejtim të 31-vjeçarit me breshëri kallashnikovi.

Gjikaj u qëllua teksa po ecte në trotuar, ku breshërisë së plumbave u shpëtuan për mrekulli disa kalimtarë. Viktima ka mbajtur më herët dy mbiemra, Beqiraj dhe Manaj, dhe njihej si një person me precedentë të mëparshëm penalë për “Armëmbajtje pa leje” dhe “Vrasje e mbetur në tentativë”. Lidhur me vrasjen e Tauland Gjikajt, Policia arrestoi një nga autorët e dyshuar, Hans (Andi) Jonuzaj.

Ky i fundit u arrestua në automjetin e përdorur në krim, brenda të cilit u gjet edhe arma e krimit tip “Kallashnikov”. Po ashtu, fill pas vrasjes, blutë e Vlorës identifikuan edhe bashkëpunëtorët e 44-vjeçarit në krim, të cilët janë shtetasit Elton Hajnaj dhe Skerdian Gabriani, i cili u vetëdorëzua në Polici.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...