34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

“Ka emra sa të duash “, Ronela Hajati rrëfen të vërtetat e Showbizit

Pak ditë më parë, këngëtarja Ronela Hajati shkaktoi zhurmë të madhe në rrjetet sociale pas një komentimi mbi festat e famshme të reperit Diddy, duke i lidhur ato me situatën në industrinë e muzikës në Shqipëri. Sot, ajo ka bërë një reagim të ri në llogarinë e saj në Instagram.

“E si gjithmonë abuzohet, prandaj unë prej kohësh kam zgjedhur të mos nxjerr asnjë fjalë për asgjë që ndodh. I vetmi aktivitet është të nxjerr këngë, sepse edhe intervistat më bazike përherë shoqërohen nga tituj që s’kanë kurrë lidhje me ç’flas, apo me komente të hipotetizuara, sepse keni kurreshtje jo të shëndetshme. Më vjen kaq keq që për çdo gjë që ndodh – Showbizi është i targetuar për veprimet më të ulëta nga një mentalitet i përgjithshëm që zor se mund të rregullohet në vendet tona,” ka shkruar ajo.

Ronela vazhdoi duke e krahasuar Diddy-n me artistët e showbizit shqiptar, duke theksuar se “Diddy është një manjak me miliarda. Te ne i gjen që nëpër autobusa.” Ajo kritikoi kulturën e thashethemeve, duke thënë: “Stop targeting people kot dhe stop të vënit në gojët e të tjerëve, thashetheme të ndyra që i fryni vetë. Dhe po, ka emra sa të duash sinonim e ndoshta më keq se ai. I gjeni nëpër gazeta përditë!”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...