34.7 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

184 pasagjerë shpëtojnë në Aeroportin e Brindisit, pasi avioni i ‘Ryanair’ merr flake

Një incident alarmant ndodhi sot në aeroportin e Brindisit në Itali, ku 184 pasagjerë shpëtuan nga një tragjedi të mundshme pas përfshirjes në flakë të një avioni të kompanisë “Ryanair”. Avioni, i cili kishte si destinacion Torinon, u përfshi nga flakët vetëm pak sekonda para ngritjes në ajër.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, një nga krahët e avionit u zjarrit, duke bërë që anëtarët e ekuipazhit të vërejnë tym dhe të hapin menjëherë daljet e emergjencës. Të gjithë pasagjerët u evakuan me shpejtësi dhe, fatmirësisht, asnjëri prej tyre nuk u lëndua.

“Fluturimi FR8826 nga Brindisi në Torino u vonua mëngjesin e sotëm pasi ekuipazhi i kabinës vëzhgoi tym në pjesën e jashtme të avionit. Pasagjerët u zbritën pa incidente dhe u kthyen në terminal me autobus,” njoftoi kompania.

Ky incident ndodhi vetëm dy ditë pas një ngjarjeje tjetër në aeroportin e Bergamos, “Orio al Serio”, ku një avion tjetër i “Ryanair” kishte shpërthyer goma menjëherë sapo ishte ulur në pistë, duke shkaktuar bllokimin e aeroportit për një kohë të gjatë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...