24.2 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Deputeti socialist, Krashi: “Zhvillimet në parlament janë të turpshme, duhet një kthesë”

Deputeti socialist Lavdrim Krashi ka shprehur shqetësimin e tij për zhvillimet e fundit në seancat parlamentare, duke e cilësuar situatën si të papranueshme dhe duke kërkuar një fund për të. Ai theksoi se votuesit nuk e kanë dërguar parlamentin për të përjetuar skena të tilla të turpshme.

“Secili nga ne ka përgjegjësitë tona në 34 vite, por vjen momenti që bëhet një kthesë. Mendoj se aty ku fillon forca dhe dhuna, mungon argumenti,” tha Krashi.

Ai përmendi bllokimin e hyrjes kryesore të parlamentit nga opozita, duke shprehur mirëkuptim për ngarkesën e kolegëve të saj, por duke theksuar se zgjidhja nuk është nëpërmjet forcës.

“Mënyra se si shprehen pikëpamjet nuk është mënyra e përshtatshme. Politikanët e përgjegjshëm duhet të bëjnë kthesë dhe të respektojnë institucionet,” theksoi Krashi.

Në një intervistë televizive, ai shpresoi se deri në fund të nëntorit, kur pritet miratimi i buxhetit, do të shmanget situata aktuale parlamentare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 18 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri. Mund të bëni hapa të rëndësishëm në një projekt personal ose profesional. Në dashuri, shmangni reagimet impulsive dhe...

Parashikimi I motit, e Enjte, 18 Qershor 2026

0
Për 18 qershorin, moti në Shqipëri parashikohet kryesisht i kthjellët dhe i ngrohtë, me temperatura tipike verore. Në pjesën më të madhe të vendit...

“Nëse familjes teme i preket edhe një qime floku, s’kam me ju lanë pa...

0
Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar sërish në rrjetet sociale pas largimit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, duke publikuar këtë herë një mesazh të...

“U dhunuan pasi denoncuan parcelën me 15 mijë rrënjë kanabis?” Sulmi ndaj çiftit në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Fushë-Arrëzin, ku bashkëshortët Skënder dhe Bardhe Nika janë dhunuar brutalisht nga persona ende të paidentifikuar. Sipas raportimeve mediatike, një...

“O është çmendur Europa, o ka diçka që nuk shkon me protestuesit”/ Rama reagon...

0
Parlamenti Europian ka rrëzuar amendamentin që lidhej me Sazanin dhe Zvernecin në rezolutën për Shqipërinë, duke miratuar dokumentin final me shumicë dërrmuese votash. Pas këtij...