0.5 C
Tiranë
Saturday, November 23, 2024
spot_img

“Dita e mosbindjes civile”, Berisha bën thirrje për protestë masive në datë 7 tetor

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një thirrje të fortë për pjesëmarrje në protestën kombëtare të planifikuar për datën 7 tetor, në orën 18:00, përpara kryeministrisë. Gjatë fjalës së tij në aktivitetin “Rruga e Shpresës,” Berisha e përshkroi protestën si një betejë vendimtare për qytetarët shqiptarë dhe e cilësoi atë si “ditën e mosbindjes civile masive.”

Duke falënderuar qëndrestarët dhe oratorët e protestës, Berisha theksoi se kjo betejë është një moment i rëndësishëm për të kundërshtuar regjimin e kryeministrit Edi Rama, të cilin ai e akuzoi për krim, drogë dhe vjedhje. Sipas Berishës, qeveria aktuale ka transformuar proceset demokratike, si zgjedhjet, në “farsa elektorale,” duke mohuar të drejtën e qytetarëve për votën e lirë.

Mirënjohjen më të pakufishme ndaj jush qëndrestareve dhe qëndrestarëve të pamposhtur, misionarëve të kauzës së drejtë të çdo qytetari shqiptar.
Mirënjohje të pakufishme oratorëve të parlamentit të fjalës së lirë, që me fjalën e tyre përcjellin në mendjet dhe zemrat e shqiptarëve të vërtetat që censuron regjimi i lidhur me krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve, regjimi i Edi Ramës.

Miqtë e mi, për Edi Ramën, organizatën e tij kriminale qeveri, narkozyrtarët e tij, në këtë moment që flasim gjëja më e tmerrshme është ora e cila me tik-takun e saj afron në çdo sekondë 7 tetorin, orën 18:00 të 7 tetorit, ditën e mosbindjes civile masive, ditën e triumfit të guximit qytetar, ditën e përballjes së madhe të vlerave të qytetarëve, trimërisë dhe guximit të tyre me krimin, drogën, antivlerat e regjimit të Edi Ramës.
Demokrate e demokratë, qytetare e qytetarë, beteja që nisim është beteja e jetës sonë.

Është shansi i jetës sonë.
Është shansi ynë për t’u përballur me guximin tonë me një regjim që pasi shndërroi procesin themelor të shoqërisë së lirë, votën e lirë në farsë elektorale, riktheu në Shqipëri burgjet, gjyqet, persekutimin politik.
Farsa elektorale, mohimi i të drejtës së votës përmes farsës elektorale dhe persekutimi politik i kundërshtarëve janë dy shtylla kryesore mbi të cilat bazohen diktaturat, qofshin ato naziste, komuniste, teokratike apo diktatura e bandave siç është kjo e Tiranës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT