33.6 C
Tiranë
Sunday, August 16, 2026

Eurovision 2021/ Italia shpallet fituese vetëm pas votave të publikut, Shqipëria renditet në vendin e…

Italia ka fituar Eurovisionin pas 31 vitesh duke u përfaqësuar nga grupi “Maneskin” me këngën “Zitti e Buoni” një këngë rock. Italia u shpall fituese vetëm pas votave të publikut duke shkuar në total në 524 pikë.

Në vendin e dytë, u rendit Franca e cila në total mori 499 pikë. Zvicra e cila përfaqësohej nga ‘Gjon’s Tears’, një i ri me origjinë nga Shqipëria ishte shumë pranë fitores. Ai ishte më i vlerësuari nga juritë profesioniste duke grumbulluar 267 pikë por që mori shumë pak vota nga publiku duke bërë që në renditjen përfundimtare të përfundonte në vendin e 3 me 432 pikë.

Gjoni zgjedhi një formë mjaft të veçantë për të festuar në momentin e vlerësimit. Kur juria shqiptare e vlerësoi atë me 12 pikë, Muharremaj festoi duke bërë shqiponjën

Shqipëria e përfaqësuar nga Anxhela Peristeri me këngën Karma mori vetëm 57 pikë të cilat e rendisin atë në vendin e 21. Peristeri 22 pikë mori nga juria profesioniste e 39 shteteve pjesëmarrëse të Eurovioson 2021 dhe 35 pikë ishin nga publiku. Nga juritë profesioniste Shqipëria u votua nga:
San Marino me 2 pikë, Malta me 12 pikë të cilat janë edhe pikët maksimale, Danimarka me 7 pikë dhe Holanda 1 pikë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...