27.2 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Argita Malltezi: Nuk e kam menduar politikën, por angazhimi publik është i rëndësishëm

Argita Malltezi, vajza e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për mundësinë e angazhimit të saj në politikë. E pyetur nëse ka menduar ndonjëherë të hyjë në këtë fushë, ajo u shpreh se nuk e ka konsideruar asnjëherë këtë rrugë, dhe as aktualisht nuk ka ndryshuar qëndrim.

Megjithatë, Malltezi theksoi rëndësinë e angazhimit në jetën publike, duke nënvizuar se mosangazhimi është një nga gabimet më të mëdha që mund të bëjë dikush për të ardhmen e brezave të rinj.

Për shumë arsye nuk e kisha menduar ndonjëherë politikën. E kisha vlerësuar, e kisha peshuar, por nuk kisha vendosur për të hyrë në të. Dhe kjo rrethanë nuk ka ndryshuar as tani. Gjithmonë kam qenë e drejtpërdrejtë në mendimet e mia, dhe nuk kam heshtur kur kam parë diçka të padrejtë.

Dëmi më i madh që mund të bëjë njeriu për të ardhmen e fëmijëve është të mos angazhohet në jetën publike dhe të mos e thotë të vërtetën kur mendon se diçka është e gabuar. Në këtë kuptim, nuk e përjashtoj një angazhim publik, por realisht nuk kam planifikuar diçka konkrete për të ardhmen time në këtë drejtim”, tha Argita Malltezi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...