Një operacion policor në fshatin Kus të Tiranës ka zbuluar një arsenal municioni luftarak në një banesë. Gjatë kontrollit, policia gjeti dhe sekuestroi 1 pushkë, 2 krehra dhe sasi municioni luftarak, 1 kallëp tritoli me fitil përcjellës dhe kapsollën, 2 granata sulmuese, 2 ndezës unifikues granatash dhe një thikë.
I dyshuari, shtetasi B. M., u arrestua nga policia dhe ndaj tij rëndojnë akuzat për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta.”
Sipas njoftimit të Policisë më 10 tetor 2024, operacioni policor, i koduar “Kus”, u realizua në bazë të informacionit nga inteligjenca policore, që sinjalizoi për posedimin e këtyre materialeve të rrezikshme në banesën e të dyshuarit. Ndërhyrja çoi në arrestimin e tij dhe sekuestrimin e armëve e municioneve si provë materiale.