16.5 C
Tiranë
Friday, May 1, 2026
spot_img

Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin e Deputetit: Shëndeti, jo çështjet ligjore, arsyeja e vendimit

Ligjvënësi socialist Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, duke bërë të ditur se vendimi i tij është marrë për arsye personale dhe jo për ndonjë shqetësim ligjor. Çyrbja ka depozituar kërkesën për dorëheqje në Kuvend më 9 tetor, vetëm një ditë pasi u thirr në SPAK për t’u pyetur lidhur me një kallëzim të Partisë Demokratike.

Çyrbja thekson se dorëheqja e tij nuk lidhet me thirrjen në SPAK, duke deklaruar: “Kam nevojë për kohë. Do të kujdesem për shëndetin tim. Nuk kam asnjë shqetësim të natyrës ligjore. Dorëheqja nuk lidhet me thirrjen në SPAK. Ishte një vendim që e mora në vlerësim të situatës sime personale.

Më 8 tetor, Çyrbja u mor në pyetje nga SPAK për pesë orë lidhur me një kallëzim të ngritur nga deputeti demokrat Edi Paloka, i cili e akuzon për shpërdorim detyre gjatë zgjedhjeve të vitit 2021. Paloka pretendon se Çyrbja, në rolin e drejtorit të Hipotekës së Durrësit, kishte shpërndarë leje legalizimesh për përfitime elektorale.

Çyrbja është përfshirë edhe më parë në hetime, për shkak të akuzave që ka favorizuar Emiljano Shullazin në përfitimin e pronave në Durrës, periudhë kur ai drejtonte Hipotekën e Durrësit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...