8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

“Kur u tunden prangat Rama i heq nga pozicionet”, Basha akuza për lënien e mandatit të Jurgis Çyrbjes

Lulzim Basha ka reaguar pas dorëheqjes së deputetit socialist Jurgis Çyrbja, i cili dha dorëheqjen pasi u paraqit në SPAK. Çyrbja deklaroi se dorëzimi i mandatit lidhet me arsye shëndetësore, por Basha në një postim në Facebook, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për krijimin e një klime korrupsioni dhe mbrojtjen e abuzuesve në qeveri.

Sipas Bashës, largimi i deputetëve dhe ministrave nga funksionet e tyre kur përballen me drejtësinë nuk është një zgjidhje për përgjegjësitë e kryeministrit. Ai thekson se Rama ka qenë i vetëdijshëm për abuzimet dhe krimet e krerëve të hipotekave, duke i shpërblyer ata për shërbimet që i kanë kryer në mënyrë të korruptuar.

“Edi Rama nuk mund të lajë duart vetëm duke detyruar deputetë e ministra të largohen nga funksionet kur u tunden prangat. Ai duhet të mbajë përgjegjësi pse e ka zhytur vendin në korrupsion dhe ka veshur krimin me pushtet. E ka ditur mirë se kush kanë qenë krerët e hipotekave, sa hajdutë dhe abuzues janë. Ai vetë i ka caktuar, i ka mbrojtur dhe i ka shpërblyer kur i kanë kryer pazaret e tij si duhet,” shkruan Basha.

Ai gjithashtu përmend se Çyrbja, gjatë kohës kur drejtonte Hipotekën e Durrësit, i shërbeu të dënuarit Emiljano Shullazi dhe më pas, sipas Bashës, vazhdoi t’i shërbejë edhe në gjyq, çka e bëri Ramën ta promovojë si deputet.

“Siç bëri me Çyrbjen e Hipotekës së Durrësit, i cili pasi i shërbeu Shullazit në zyrë, i shërbeu deri në fund edhe në gjyq. Për këtë Rama vendosi ta bëjë deputet, si përfaqësuesin e bandave të Shijakut dhe Durrësit në parlament,” vijon Basha, duke përmbyllur me pohimin se Shqipëria meriton më shumë.

Ky reagim vjen në kontekstin e tensionuar politik që shoqëron dorëheqjen e Çyrbjes dhe përfshirjen e tij në hetimet për korrupsion dhe abuzim të detyrës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...