28.6 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Zbulohet magazina e kanabisit në Selitë në katin e dytë të zyrave të Ashk:Arrestohen 6 persona

Policia e Tiranës ka zbuluar një magazinë ku kultivohej kanabis në zonën e Selitës, duke arrestuar 6 persona të dyshuar për përfshirje në aktivitetin e paligjshëm. Në magazinë u gjetën 105 bimë kanabis, të kultivuara në vazo plastike, si dhe pajisje të nevojshme për rritjen e tyre në ambiente të mbyllura.

Sipas burimeve, personat që merreshin me këtë aktivitet kishin përdorur një hyrje nga pjesa e pasme e ndërtesës, për të mos tërhequr vëmendjen e pronarëve të katit të parë, ku ndodhet Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK). Kjo strukturë e përdorur nga autorët ishte e privatizuar dhe në pronësi të tre personave.

Zbulimi u bë nga ish-deputeti Halit Valteri, i cili aktualisht punon në ASHK. Gjatë një inspektimi në një nga magazinat e agjencisë, Valteri vuri re disa objekte të dyshimta në katin e dytë dhe menjëherë njoftoi ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha. Pas ndërhyrjes së agjentëve të Komisariatit numër 2, policia zbuloi aktivitetin e paligjshëm të kultivimit të kanabisit.

Në hetimet e mëtejshme janë përfshirë edhe strukturat e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, për të verifikuar nëse efektivë të policisë ishin në dijeni të këtij aktiviteti. Gjithashtu, po hetohet mundësia e shpërdorimit të energjisë elektrike dhe përfshirja e punonjësve të OSSHE në këtë veprimtari të paligjshme.

Policia pritet të lëshojë urdhër-arreste për të ndriçuar më tej rrethanat e këtij rasti dhe rolet e të përfshirëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...