13.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

“Më tha babi i keq”/Fero akuzon familjarët e Arbenitës për edukimin e vajzës së tij

Ditë pasi arriti të fitojë gjyqin për të takuar të bijën, reperi nga Kosova, Fero, ka filluar sërish problemet me ish-bashkëshorten e tij, modelen Arbenita Ismajli. Përmes një postimi në rrjete sociale, Fero shprehet se kur e mori vajzën nga nëna e saj, ajo kishte ndryshuar tërësisht dhe akuzoi familjarët e Arbenitës, si dhe vetë atë, për këtë situatë.

Ai ka thënë se kur u takua me vajzën, ajo e quante “babi i keq” dhe madje e godiste. “Deshta me ju lajmëru mediave që unë kam pasur te Qendra për Punë Sociale, kam pas me marrë vajzën të hënën, kur erdhi vajza nuk e njoha as vajzën time, më thoshte babi i keq edhe më qëllonte, do të thotë e ndikuar prej familjarëve të Arbenitës dhe prej Arbenitës,” tha Fero.

Ai theksoi se pas këtij incidenti, e ka ndjerë se i janë shkelur të gjitha të drejtat për vajzën e tij. “Pres nga organet e shtetit që të marrin masa. Edhe e di që doni të më lëndoni, fatkeqësisht nuk është më e suksesshme, nuk lëndohem lehtë dhe se betejat e mia do t’i fitoj një nga një. Nuk kam mbrojtës tjetër përveç Allahut, Allahu më mjafton,” përfundoi ai në postimin e tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...