29.1 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Sali Berisha kritikon Buxhetin e Shtetit për vjedhje dhe mungesë investimesh

Sali Berisha, lideri i Partisë Demokratike, ka shprehur kritika të ashpra ndaj buxhetit të miratuar prej 8 miliardë eurosh, duke e cilësuar atë si një mundësi për të dyfishuar rrogat dhe pensionet në Shqipëri, por që sipas tij, nuk parashikon një rritje të tillë. Ai akuzon qeverinë për një “vjedhje të tmerrshme” të këtyre shumave të mëdha nga qytetarët shqiptarë.

Berisha theksoi se, sipas strukturës së përcaktuar nga qeveria, ky buxhet do të përdoret masivisht për “llokmat e rrugëve” në vend që për ndërtimin e infrastrukturës të nevojshme. Ai shpjegoi se ndërtimi i rrugëve në Shqipëri ka pushuar dhe është zëvendësuar me projekte që nuk sjellin vlera për qytetarët, duke theksuar se kostoja për ndërtimin e një kilometer rrugë në Shqipëri është deri në 10 herë më e lartë se në Kroaci.

Çka do të thotë se në Shqipëri vidhen të paktën 90% e investimit, madje edhe më shumë,” tha ai. Sipas Berishës, buxheti shënon një fatkeqësi për shqiptarët, pasi në të gjitha punët publike të tjera, përveç ndërtimit të rrugëve, si shkolla, çerdhe dhe qendra shëndetësore, parashikohet një kosto që është 6-10 herë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Evropian. Ai përfundoi duke thënë se buxheti parashikon një vjedhje që arrin deri në 94% të investimeve në këto objekte.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Amnisti për 400 të burgosur, asnjë i SPAK-ut” – Kuvendi në debat, Gogu: Ja...

0
Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën plenare të radhës, ku në qendër të diskutimeve janë procesi i integrimit europian, interpelancat me ministra dhe shqyrtimi...

“Kanë folur për çmimin e tokës në Zvërnec, mos dalim bllof”/ Dosja e SPAK...

0
Sipas Prokurorisë së Posaçme, gjurmët e skemës së dyshuar të pastrimit të parave dhe përfitimit të paligjshëm të pronave shtrihen nga projektet e ndërtimit...

“Nga laboratorët në Kolumbi te portet e Europës”/ Dosja ‘Aruba’: Si funksiononte rrjeti i...

0
Dosja e bujshme e SPAK, e njohur si dosja e “Arubas”, hedh dritë mbi mënyrën se si dy grupet e drejtuara nga Alfredo Hamzaj...

“Trump dhe Pezeshkian mund të firmosin marrëveshjen në Zvicër”/ Irani zbulon skenarin e ri...

0
Irani po shqyrton mundësinë që memorandumi i mirëkuptimit (MoU) me Shtetet e Bashkuara të nënshkruhet drejtpërdrejt nga presidentët e të dy vendeve, gjatë takimit...

“Koçeku e ndihmoi me para cash dhe sillej si pronar i objekteve”/ Çfarë deklaroi...

0
Dyshimet e SPAK se paratë e përfituara nga trafiku i narkotikëve janë investuar në sektorin e ndërtimit nuk mbështeten vetëm në analizat financiare dhe...