23.5 C
Tiranë
Sunday, August 16, 2026

Grabitja e banesës në Lezhë/ Kryefamiljari: “U përballa me dy persona të maskuar dhe të armatosur

Kryefamiljari Gjergj Doçi, i cili mbrëmjen e kaluar është dhunuar nga dy persona që kanë hyrë për të grabitur në banesën e tij në fshatin Spiten, ka dhënë dëshminë e tij.

“30 minuta pasi jemi ulur të flemë, dëgjuam zhurma në banesë dhe mendova se ishin vajzat. Sa u ula në katin e parë të banesës u përballa me dy persona të maskuar dhe të armatosur. Një prej tyre më ka goditur disa herë”.

“Unë humba ndjenjat, rashë përtokë nga goditjet. Kur u përmenda më goditën përsëri. Pak minuta pas meje ka zbritur dhe bashkëshortja, e cila është qëlluar në kokë dhe brinjë. Është dëmtuar më rëndë. Autorët morën telefona e çfarë gjetën. Më pas kam lajmëruar policinë dhe kemi ardhur në spital”, ka thënë Doçi.

Gruaja e tij 47-vjeçare është në gjendje më të rëndë dhe është dërguar me ambulancë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

61-vjeçari ka të qepura në kokë dhe dhimbje në brinjë, ku dyshohet se ka thyerje.

“Njëri kishte armë, tjetri kishte një hekur dorezë se di, me atë më qëlloi”.

Grupi hetimor ka gjetur dy gjurmë gishtërinjsh në shtëpinë dy katëshe dhe sende të tjera që mund të çojnë drejt zbardhjes së ngjarjes. Për grabitjen janë shoqëruar në polici disa të dyshuar.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...