27.5 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Berisha reagon ndaj incidentit në Kuvend: “Mercenar e Bandit!”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas pretendimeve të Partisë Demokratike se një efektiv i FNSH-së nxori armën ndaj deputetëve gjatë përplasjeve në oborrin e Kuvendit ditën e sotme. Gjatë fjalimit të tij nga dritarja e ballkonit të banesës, Berisha shprehu tone kërcënuese, duke e quajtur efektivin Altin Muço “mercenar e bandit” dhe duke i thënë se “vend mbi tokë nuk do gjejë” për shkak të veprimit të tij.

Altin Muço, ti që nxore revolen ndaj deputetit, vend mbi tokë nuk do të kesh! Bandit, mercenar që nuk njeh Kushtetutë, nuk njeh ligj, nuk njeh moral. Nuk të mbron ty as Ervin Porja apo Troplini, as Ilir Shullazi, as Edvin Hajduti. Nuk të mbron njeri ty!” tha Berisha, duke e cilësuar veprimin si një akt të paprecedentë që nuk është bërë nga askush që nga viti 1945.

Ai theksoi se “trimëria, guximi, vendosmëria e deputetëve të opozitës në sallë dhe jashtë sallës e shndërroi parlamentin në kështjellën e pamposhtur të opozitës. E shndërroi parlamentin në kështjellën e qëndresës, në kështjellën e fitores.” Kjo situatë tensionuese në Kuvend nënvizon polarizimin e mëtejshëm të politikës shqiptare dhe shqetësimet për sigurinë në institucione.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Me makinë të blinduar dhe armë me fishek në fole, arrestohet pas ndjekjes 41-vjeçari...

0
Një 41-vjeçar është arrestuar nga Policia në Lezhë, pasi qarkullonte me një automjet të blinduar dhe nuk iu bind urdhrit të efektivëve për të...

Tragjedia që tronditi familjen shqiptare në Florida, tre fëmijë humbin jetën në zjarr: dy...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga tragjedia që goditi familjen shqiptare Manati në Jacksonville të Floridës, ku tre fëmijë humbën jetën pasi...

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...