11.5 C
Tiranë
Monday, May 4, 2026
spot_img

Operacioni “Damask”: Zbulohen detaje të reja mbi trafikimin e emigrantëve, 15 të arrestuar përfshirë organizatorë egjiptianë

Në operacionin e koduar “Damask” nga Sektori i Hetimit të Trafiqeve të Policisë së Tiranës, janë arrestuar 15 persona të përfshirë në një rrjet trafikimi emigrantësh, mes të cilëve edhe dy organizatorët kryesorë me origjinë egjiptiane. Njëri prej tyre, Mohamad Alfahek, sipas burimeve të policisë, kishte rolin e kryesor të shpërndarjes së parave te trafikantët shqiptarë, të cilët transportonin emigrantët e paligjshëm nga Tirana drejt kufirit me Kosovën dhe Malin e Zi. Ky rrjet funksiononte përmes një skeme të sofistikuar.

Sipas hetimeve, Alfahek pajiste emigrantët nga Egjipti dhe Siria me një kod disa shifror, i cili më vonë u dorëzohej transportuesve shqiptarë kur emigrantët kalonin me sukses kufirin. Me këtë kod, transportuesit shqiptarë konfirmonin përmbushjen e transportit dhe merrnin pagesat që varionin nga 300 deri në 500 euro për çdo emigrant. Nga ana tjetër, emigrantët paguanin deri në 1500 euro për të kaluar kufirin, shumica e të cilave përfundonte në duart e organizatorëve.

Ky rrjet u shkatërrua më 15 tetor nga policia shqiptare në një operacion të gjerë që përfshiu disa persona, përfshirë edhe pronarin e një kompanie të makinave me qira në Rinas, Dashamir Kullaj. Hetimet që kishin filluar 12 muaj më parë arritën të identifikonin 24 persona të përfshirë në këtë skemë trafikimi, prej të cilëve 5 ishin arrestuar më herët. Në total, 20 persona janë ndaluar dhe 4 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Mohamad Alfahek dhe Ahmed Kensoëa, organizatorët kryesorë të këtij rrjeti, kishin krijuar një kanal të trafikut të klandestinëve nga Lindja e Mesme drejt Bashkimit Europian, duke përdorur si korridor territorin shqiptar. Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, deklaroi se tre nga të shpallurit në kërkim ndodhen jashtë vendit dhe po ndiqen procedurat për shpalljen e tyre në kërkim ndërkombëtar.

Gjatë fazave të mëparshme të hetimit, 5 persona ishin arrestuar në flagrancë, tre prej të cilëve mbahen në paraburgim pa afat, ndërsa dy të tjerë janë nën masën e sigurisë “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”. Grupi kriminal kishte ngritur një sistem të sofistikuar që përfshinte transport të fshehtë dhe pagesa të koduara për kalimin e kufijve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Nga Blloku i Tiranës deri në brigjet e Brazilit: rruga e gjatë e një...

0
Në kronikën e kriminalitetit të viteve të fundit në Shqipëri, pak dosje kanë shtrirje kaq të gjerë sa ajo që nis në një natë...

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...

Dy medalje ari në Bolonja, Mikaela Skandaj konfirmon dominimin: 72 trofe në karrierë

0
Në një realitet ku sporti shqiptar shpesh zhvillohet mes vështirësive strukturore dhe sakrificave individuale, emra të veçantë arrijnë të tejkalojnë kufijtë e statistikave dhe...

“Ne i kemi të gjitha kartat”, Donald Trump sinjalizon forcë ndaj Iranit mes tensioneve...

0
Shtëpia e Bardhë ka publikuar një imazh të presidentit amerikan Donald Trump duke mbajtur karta me mbishkrimin “Unë i kam të gjitha kartat”, një...

“Rrëzohet apeli i biznesmenit që vrau bashkëshorten”, vendimi i Gjykatës Federale trondit sërish Zvicrën

0
Gjykata Federale e Lozanës ka rrëzuar apelin e biznesmenit 41-vjeçar, i identifikuar si “Thomas”, i cili ka pranuar vrasjen e bashkëshortes së tij, modeles...