27.5 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

‘Vetëm maja e ajsbergut ka dalë”/ Berisha ngre akuza të forta ndaj Ramës për lidhje me krimin dhe vrasjen e Ervis Martinaj

Ish-kryeministri dhe kreu aktual i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një interviste për emisionin “Quo Vadis” ka bërë akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës, duke përmendur përgjimet e platformës “EncroChat”, që sipas tij përmbajnë emra të zyrtarëve më të lartë të Shqipërisë të cilët kanë kontakte të drejtpërdrejta me krimin e organizuar.

“Vetëm maja e ajsbergut ka dalë dhe del se Taulant Balla, Edi Rama janë të lidhur me vrasës, me trafikantë, akuzohen për vrasje, për porosi vrasjes, për trafiqe. Është jetike që të zbardhet e vërteta e lidhjes së politikës me krimin”, tha Berisha.


“Ju e patë publikimin e fundit të gazetarit Elton Qyno, i cili faktonte nga bisedat e bëra midis bandave se porositësi i vrasjes së Ervis Martinajt ishte vetë Rama. “E ke politike”, i thoshte Bajraj Ervis Martinajt dhe ky i thoshte se “partia jote po më dënon. Pasi Rama e paralajmëroi se ta dimë targën dhe ta do merrem personalisht, Rama angazhoi policinë mbase si ekzekutorë, mbase kanë qenë banditë. Ai u nda në fund me një oficer politie. Kemi të bëjmë me një vrasje shtetërore, ekstraligjore, ekstrakushtetuese”, dekalroi Berisha.

Ai përmendi një bisedë midis Ervis Martinajt dhe Bajrajit, ku Martinaj thoshte se po dënohej nga “partia jote”, duke nënkuptuar ndëshkimin e tij për arsye politike. Berisha kujtoi edhe një deklaratë të mëparshme të kryeministrit Rama, ku ai e kishte paralajmëruar Martinajn me fjalët “ta dimë targën dhe do merrem personalisht me ty”. Sipas Berishës, për këtë vrasje ishte angazhuar policia, ndoshta si ekzekutore, ose ndoshta ishin përdorur edhe banditë të lidhur me shtetin.

Berisha e cilësoi këtë vrasje si një akt shtetëror, ekstraligjor dhe ekstrakushtetues, duke akuzuar drejtpërdrejt qeverinë për vrasjen e Martinajt.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...