23.1 C
Tiranë
Tuesday, June 30, 2026

Mjeku Arian Mezini paraqet deklarata nga OBSH, EMA dhe FDA/ Konfirmohet siguria e përdorimit të barnave anti-inflamatore jo-steroide te pacientët me COVID-19

Profesionistë të shëndetit dhe pacientë mund të vazhdojnë të përdorin barna anti-inflamatore jo-steroide (AIJS), përfshi këtu ibuprofenin, në përputhje me udhëzuesit e miratuar, duke qenë se aktualisht nuk ka prova shkencore se ekziston një lidhje mes AIJS-ëve dhe përkeqësimit të COVID-19.

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH), Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) dhe Agjencia Amerikane e Ushqimeve dhe Barnave (FDA) ka dalë në përfundimin se nuk ekziston asnjë lidhje mes AIJS-ëve dhe përkeqësimit të COVID-19.

Me shpërthimin e pandemisë COVID-19, pati një shqetësim në rritje në publik në lidhje me përdorimin e barnave anti-inflamatore jo-steroide, veçanërisht në rrjete sociale. Ndërkohë, ka pasur një konfuzion në rritje mes pacientëve që përdorin barna anti-inflamatore jo-steroide (përfshi ibuprofenin) për sëmundje kronike dhe sëmundje të tjera.

Këto përfundime u diskutuan gjatë një seminari virtual të profesionistëve të shëndetit të organizuar kohët e fundit në Tiranë.

Më 28 prill, rreth 400 mjekë dhe farmacistë nga Shqipëria diskutuan gjatë një seminari virtual organizuar në Tiranë në lidhje me sigurinë e AIJS-eve gjatë pandemisë së COVID-19. Me këtë rast u bë edhe një paraqitje e pikëpamjeve të bëra publike nga organizatat shëndetësore dhe rezultatet e kërkimeve të bëra.

Folësit ishin në të njëjtën linjë me qëndrimin e autoriteteve shëndetësore globale se aktualisht nuk ekziston asnjë lidhje mes barnave anti-inflamatore jo-steroide (siç është ibuprofeni) dhe përkeqësimit të gjëndjes së shkaktuar nga COVID-19; barnat anti-inflamatore jo-steroide mund të vazhdojnë të përdoren në përputhje me informacionet e miratuara të produktit.

“Nuk ekziston asnjë element që vërteton efektet negative serioze dhe ndikimin afatgjatë në mbijetesën dhe në cilësinë e jetës së pacientëve të prekur nga COVID-19 si rezultat i përdorimit të barnave anti-inflamatore jo-steroide,” u tha në njoftimin e publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH)1 i cili iu paraqit Profesionistëve Shqiptarë të Shëndetit gjatë seminarit virtual.

Doktor Arian Mezini, pneumolog në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi” në fjalën e tij foli për përdorimin e barnave anti-inflamatore jo-steroide dhe COVID-19Dr. Arian Mezini paraqiti deklarata nga OBSH, EMA dhe FDA, të cilat janë të gjitha në një linjë për sa i përket faktit se pacientët dhe profesionistët e shëndetësisë mund të vazhdojnë të përdorin barna anti-inflamatore jo-steroide (siç është ibuprofeni) në përputhje me informacionet e miratuara të produktit.

“Aktualisht nuk ka asnjë arsye që pacientët të cilët përdorin ibuprofen ta ndalin trajtimin. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për pacientë që marrin ibuprofen apo barna të tjera anti-inflamatore jo-steroide për sëmundje kronike,” shpjegoi dr. Arian Mezini, i cili iu referua deklaratës së Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA).2

Gjatë fazave të para të pandemisë së koronavirusit (COVID-19) ekzistonte shqetësimi se ibuprofeni, një bar që përdoret rëndom për trajtimin e dhimbjes dhe temperaturës, por edhe të sëmundjeve kronike, mund ta përkeqësonte gjendjen shëndetësore të një pacienti të prekur nga koronavirusi. Për shkak të këtyre pretendimeve, u krye një studim danez i bazuar në regjistrin civil kombëtarpër të hetuar lidhjen mes barit anti-inflamator jo-steroid dhe vdekshmërisë për 30 ditë dhe pasojave të tjera negative të sëmundjes, siç është hospitalizimi dhe shtrimi në terapi intensive, intubimi dhe terapia akute e zëvendësimit renal në të gjithë pacientët që kishin rezultuar pozitiv për SARS-CoV-2. Studimi danez nuk ka treguar asnjë lidhje mes rezultatit të shpallur dhe përdorimit të barnave anti-inflamatore jo-steroide, përfshi ibuprofenin.

“Ne jemi në dijeni të shumë lajmeve të rreme që janë përhapur në internet, veçanërisht në fazën e parë të pandemisë COVID-19 dhe shpresoj që të jemi të gjithë të vetëdijshëm për faktin se duhet të tregohemi mjaft të kujdesshëm në trajtimin e lajmeve të tilla. Kur bëhet fjalë për barna anti-inflamatore jo-steroide, siç është ibuprofeni, më duhet të nxjerr në pah faktin se Agjencia e Ushqimeve dhe Barnave (FDA) ka vënë në dukje se aktualisht nuk ekziston asnjë lidhje mes përdorimit të barnave dhe përkeqësimit të simptomave të infeksionit COVID-19,3 dr. Arian Mezini.

Në fund, u arrit në përfundimin se kur fillon trajtimi i temperaturës apo dhimbjes te pacientët me COVID-19, pacientë dhe profesionistë të shëndetit duhet t’i shqyrtojnë të gjitha opsionet e mundshme, përfshi këtu paracetamolin dhe barnat anti-inflamatore jo-steroide. Çdo bar ka të mirat dhe rreziqet e tij të cilat listohen në informacionin e produktit (Përmbledhje e Karakteristikave të Produktit dhe Fletushka me Informacione për Pacientin).

Ky seminar virtual u mbështet nga kompania BGP Products Switzerland, zyra e përfaqesisë Tiranë, një kompani Viatris.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

‘Shembëlltyra më e zezë e alternativave politike’/ Rama reagon ndaj protestave: Qytetarët kanë të...

0
Prej rreth një muaji, mijëra qytetarë shqiptarë brenda dhe jashtë vendit kanë dalë çdo ditë në protestë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama....

Horoskopi ditore, e Martë, 30 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell shtysë për të mbyllur gjëra të mbetura pezull. Mund të merrni një sinjal të qartë për një vendim që keni shtyrë...

Parashikimi I motit, e Martë, 30 Qershor 2026

0
Për 30 qershorin 2026, parashikohet një ditë tipike verore në të gjithë vendin, me mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura të larta. Fundi i...

“Nuk e kam porositur këtë pako”/ Arrestohet në flagrancë amerikania në Tiranë pas dorëzimit...

0
Policia ka goditur një rast të dyshuar të trafikimit të lëndëve narkotike përmes shërbimit postar, ku një shtetase amerikane 48-vjeçare me iniciale Sh.I., e...

“Arrestohet kushëriri i Ervis Martinajt te dera e një të dënuari për vrasje”/ U...

0
Emiljano Nina, kushëriri i ish-bosit të lojërave të fatit Ervis Martinaj, është arrestuar te dera e banesës së Ilir Selmanit, i cili është dënuar...