33.4 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Rama: Shqipëria, lider në Prokurimet Publike në Rajon

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria është lider në rajon në fushën e prokurimeve publike gjatë një bashkëbisedimi në podcastin “Flasim” me ministren e shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni. Duke komentuar çeljen e negociatave për grupkapitullin e parë, Rama theksoi rëndësinë e prokurimeve publike dhe u mbështet në raportin e SIGMA-s për të ilustruar performancën e vendit.

Sipas Ramës, Shqipëria ka arritur një nivel të lartë në prokurimet publike, duke e krahasuar me vendet e tjera të rajonit. “Mënyra si vlerësohet Shqipëria është e qartë se bëhet përmes një lentie objektive, që ne s’kemi si ta ndikojmë, përveçse duke paraqitur shifrat tona të cilat i nënshtrohen kontrollit nga KE,” u shpreh ai, duke theksuar se Shqipëria ka marrë 80 pikë në këtë proces, krahasuar me 70.4 pikë të Maqedonisë së Veriut, 70 pikë të Malit të Zi, 68 pikë të Serbisë, 56.5 pikë të Kosovës, dhe 55 pikë të Bosnjë-Hercegovinës.

Ministrja Pirdeni e mbështeti këtë vlerësim, duke theksuar se Shqipëria ka arritur një avancim të konsiderueshëm në prokurimet publike, duke mos pasur nevojë të vërtetojë detyrimet përgjatë procesit të negociatave. “Kjo, sipas dokumentit të Këshillit të BE-së që u publikua jo më larg se 3 ditë më parë, tregon se Shqipëria nuk ka piketa të ndërmjetme, por vetëm piketa mbyllëse për ta përfunduar këtë kapitull,” shtoi ajo.

Rama theksoi se transformimi në hapjen e tregut dhe operatorëve është një tregues i qartë i avancimit të Shqipërisë në këtë fushë. Ai kritikoi përqendrimin e vëmendjes në “spectaklin e gjysmë të vërtetave” dhe theksoi se Shqipëria ka bërë përparim të dukshëm në prokurimet publike, duke e vendosur atë në një pozicion të favorshëm në krahasim me vendet e tjera të rajonit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...