33.4 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Arrestohet 62-vjeçari në Ersekë për tentativë përdhunimi ndaj familjares 75-vjeçare

Një 62-vjeçar është arrestuar në Ersekë nën akuzën e tentativës për përdhunim. Policia njofton se shtetasi A. P., banues në fshatin Psar, është kapur në flagrancë për shkak se dyshohet se ka thyer xhamin e banesës së një 75-vjeçareje dhe ka tentuar ta përdhunojë.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ndodhi natën e kaluar, kur 62-vjeçari ka hyrë në banesën e të moshuarës nga dritarja, teksa ajo po flinte. Dëshmia e 75-vjeçares është zbardhur pas incidentit dhe ajo ka treguar se ishte zgjuar nga zhurma e xhamit që thyhej. “U fut nga dritarja në orën 2:30 të natës, kur unë isha në gjumë. Më theu dritaren e dhomës së gjumit. Tentoi të futej nga dritarja tjetër e shtëpisë, por nuk ja doli dot dhe hyri nga dhoma e gjumit,” shprehet ajo.

E moshuara ka treguar se kur u zgjuan, e pa një njeri që i qëndronte para. “Ishte djali i kunatit, e kemi nipin e shtëpisë. Nuk u besoja syve. Ai thërriste, më thoshte fjalë të pista, tentoi të më kapë, por unë gjeta fuqinë, e kam kundërshtuar, kam luftuar e vetme,” tha ajo, duke shtuar se ndihmoi veten për të kundërshtuar sulmin.

Pas përballjes me agresorin, 75-vjeçarja përjetoi një situatë të tmerrshme, pasi jeton vetëm në shtëpi. “E nxora jashtë dhe në atë moment mora motrën në telefon. Më pas, motra lajmëron vëllain dhe ky i fundit vjen në shtëpi. Ja shpjegoj situatën dhe më pas lajmëruam policinë,” tha ajo, duke shprehur ndjenjën e frikës dhe izolimit për shkak të situatës së saj të jetesës.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen dhe për të marrë masat e nevojshme ligjore ndaj autorit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...