12.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Arrestohen dy autorët e dyshuar të vjedhjes së marketit në Tiranë

Sot, janë identifikuar dhe arrestuar dy autorët e dyshuar të vjedhjes së një marketi në Tiranë. Bëhet fjalë për 21-vjeçarin me inicialet R. S. dhe 36-vjeçarin A. P., të cilët akuzohen se në datën 21 tetor 2024, kanë vjedhur 1.5 milionë lekë nga kasaforta e një marketi në Rrugën e Dibrës.

Gjatë operacionit të koduar “Kasaforta,” policia ka sekuestruar një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak, e cila u gjet në banesën e njërit prej të arrestuarve. 21-vjeçari R. S. akuzohet për veprat “Vjedhja” me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit.” Ndërsa 36-vjeçari A. P. akuzohet vetëm për “Vjedhjen” me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i Policisë:

Sipas njoftimit të Policisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë qenë të angazhuara për goditjen e veprimtarive kriminale. “Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore, vjedhja e një shume parash në kasafortën e një marketi në Rrugën e Dibrës. Identifikohen dhe arrestohen dy autorët e dyshuar të vjedhjes. Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë, si dhe një pjesë e parave të dyshuara të vjedhura dhe veshjet e përdorura nga autorët gjatë vjedhjes,” thuhet në njoftim.

Specialistët e Hetimit të Krimeve në Policinë Nr. 4, në vijim të punës për të ndëshkuar paligjshmërinë në fushën e vjedhjeve të pronës, pas kallëzimit nga një qytetar, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet e çështjes i janë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...