26.3 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

Shemsi Prençi kritikon mënyrën e arrestimit të Ilir Metës: “Jashtë çdo standardi Demokratik”

Ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi, gjatë një interviste televizive ka komentuar arrestimin e fundit të Ilir Metës, duke e cilësuar mënyrën e tij si të papajtueshme me parimet e policimit demokratik. Prençi argumentoi se nuk ka pasur asnjë precedent ku persona të tillë, si vrasës serialë apo krerë të grupeve të strukturuara kriminale, të jenë arrestuar në të njëjtën mënyrë si ish-presidenti. Ai theksoi se SPAK gaboi me këtë veprim dhe se procedura e përdorur ishte e paarsyeshme dhe e pajustifikueshme.

Prençi tha se Shqipëria ndodhet në një fazë të rëndësishme të integrimit në Bashkimin Evropian dhe se arrestimi i Metës nuk respektoi parimet e policimit demokratik, përfshirë proporcionalitetin dhe paanshmërinë. Ai kritikoi mënyrën se si u krye arrestimi, duke theksuar se policia nuk duhej ta arrestonte Metën publikisht, por mund ta kishte ftuar në ambientet e SPAK ose ta kishte arrestuar në shtëpi ose zyrë.

Shqipëria në një fazë të rëndësishme të integrimit në BE. U çel grupkapitulli i parë me të drejtat e njeriut. Si person i interesuar për ligjshmërinë lexova ligjin për policinë e shtetit. Në nenin 7 policia ka përzgjedhur si model policimin demokratik bazuar në 12 parime, proporcionaliteti, paanshmëria etj. Të gjithë ekspertët i kam ftuar vetëm një parim që është respektuar në arrestimin e ish presidentit të Shqipërisë. Nuk ka asnjë rast të serial killerave, të krerëve të grupeve të strukturuar që të jenë arrestuar në atë formë si ish president.

Uroj të mos ketë pasur urdhër mbi veten policia. Nëse ka vepruar për të diskredituar ish presidentin, ka diskretiduar veten. Ishin jashtë çdo standardi demokratik. Së pari gaboi SPAK, mund ta thirrte në SPAK dhe t’i komunikonte marrjen i pandehur dhe t’i vinte prangat. Mund t’i çonte patrullën në zyrë, shtëpi. Ka ndonjë polic që i dha urdhrin e arrestit? Ishte veprim terrorist. Muajin tjetër futet SPAK në kryeministri, për cilin ta tregoj pastaj”, tha Prençi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...