10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Tragjedi në Leeds: Gruaja shtatzënë humb jetën bie nga kati i 17-të, foshnja mbijeton mrekullisht

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Leeds, ku një grua shtatzënë, e identifikuar si Emma Atkinson, humbi jetën pasi ra nga kati i 17-të i një ndërtese. Mrekullisht, foshnja e saj e palindur mbijetoi. Mjekët arritën të nxjerrin vajzën e gjallë nga trupi i gruas, pesë javë para datës së parashikuar të lindjes. Aktualisht, foshnja ndodhet në kujdesin intensiv (ICU).

Policia britanike nuk ka bërë të ditur ende shkaqet e rënies dramatike, por nuk ka rrethana të dyshimta që lidhen me këtë ngjarje. Fqinjët raportuan se dritarja e shtëpisë kishte qenë e hapur gjatë gjithë ditës, derisa dëgjuan një zhurmë dhe britma paniku.

Emma Atkinson, vetëm një muaj më parë, kishte ndarë lajmin e gëzueshëm të shtatzënisë në Facebook: “Është vajzë, nuk mund të isha më e lumtur”. Pas tragjedisë, shumë banorë të zonës vendosën lule dhe balona në kujtim të saj, ndërsa në një prej buqetave lexohej: “Qielli ka fituar një engjëll tjetër”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...