22.5 C
Tiranë
Friday, May 15, 2026
spot_img

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/ Vihet në pranga nga Policia 40-vjeçari, me qëllim ekstradimi drejt Italisë

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar.

Operacioni nga DVP Vlorë, në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Vihet në pranga nga Policia, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një 40-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit ndaj Personit dhe Pasurisë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Vlorë, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin provizor të shtetasit E. D., 40 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Lecce-s, Itali, me vendimin e datës 11.11.2019, i ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprat penale “Krime seksuale me të mitur” dhe “Kërcënim” parashikuar nga Kodi Penal italian. Maksimumi i dënimit për këto vepra është 14 vjet burgim.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk kam zgjedhur të hesht”/ Ish-drejtoresha e AKSHI-t flet pas vendimit të Gjykatës së...

0
Gjykata e Lartë ka vendosur që ish-drejtoresha e AKSHI (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit), Mirlinda Karçanaj, të mos jetë më e detyruar të...

“Skandal i rëndë në Zvicër”/ Dyshime për mbi 70 vdekje pacientësh në klinikën kardiologjike...

0
Një hetim i publikuar nga mediat ndërkombëtare ka ngritur akuza serioze ndaj një klinike kardiologjie në Spitalin Universitar të Cyrihut (USZ), ku dyshohet se...

“Ndjekje si në filma në Greqi”/ Shqiptari kapet me 167 kg kanabis pas operacionit...

0
Njësia anti-drogë e Janinës ka goditur një rrjet të dyshuar trafiku droge, pas një ndjekjeje me automjete që përfundoi me arrestimin e një shtetasi...

“Të flasësh për vetëvrasjen nuk e nxit, e parandalon”/ Mesazhi i fortë i psikologes...

0
Rastet e raportuara së fundmi për vetëvrasje dhe tentativa vetëvrasjeje tek të rinjtë kanë rikthyer në fokus rëndësinë e shëndetit mendor dhe nevojën për...

“Të anulohen zgjedhjet në PD”/ Pas Mereme Selës, edhe Evi Kokalari padit procesin për...

0
Pas Mereme Selës, edhe Evi Kokalari i është drejtuar Gjykatës së Tiranës me një padi, ku kërkon anulimin e zgjedhjeve për kryetarin e Partia...