8.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Jorida Tabaku kritikon ashpër fushatën e qeverisë për pensionistët: “Një tjetër show për përfitime politike”

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, reagoi ashpër ndaj fushatës së qeverisë për pensionistët, duke e quajtur atë një “show të radhës” të realizuar për përfitime politike. Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku deklaroi se kjo fushatë është një cirk i manipuluar, ku qeveria përdor 780,000 pensionistë për përfitime politike, ndërkohë që realiteti buxhetor tregon një shpërndarje të pabarabartë të fondeve.

Sipas Tabakut, qeveria ka ndarë 73 milionë euro shtesë për kontratat e Partneritetit Publik-Privat (PPP) krahasuar me fillimin e vitit, ndërsa për pensionistët është caktuar një fond minimal, pesë herë më i vogël se shuma e dedikuar për koncesionet.

Reagimi i plotë i Tabakut

“Emocionet e ministreshave dhe deputetëve për pensionistët janë thjesht shou i radhës i një cirku të telekomanduar, ku urdhërohet që 780,000 pensionistë duhet të takohen për të krijuar imazh. Politikanët flasin me vepra, dhe e vërteta është krejt ndryshe. Në shtator 2024, qeveria socialiste ndryshoi buxhetin dhe shtoi 73 milionë euro për PPP-të, ndërkohë që pensionistëve iu dha një fond shumë më i ulët se ai për oligarkët. Qeveria e pakicës vazhdon të privilegjojë një grusht të vogël, ndërsa injoron ata që kanë më shumë nevojë,” theksoi Tabaku në deklaratën e saj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...