34.7 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

31-vjeçari Shqiptar dënohet me 7 vite burg për trafik droge në Austri

Një 31-vjeçar shqiptar ka marrë një dënim prej 7 vitesh e 6 muajsh burg në Linz, Austri, për trafik droge në shkallë të gjerë. Arrestimi i tij ka ardhur pas një operacioni të madh hetimor nga Europol, ku oficerët arritën të përgjonin komunikimet e mijëra personave të përfshirë në rrjete të trafikut.

Sipas mediave të huaja, bisedat e siguruara përmes aplikacionit Sky ECC rezultuan në më shumë se 1000 arrestime në Linz. Aktakuza ndaj 31-vjeçarit shqiptar e akuzon atë për trafikimin e më shumë se 116 kilogramëve marijuanë, 35 kilogramë kokainë, 3 kilogramë speed dhe 1 kilogram metamphetamine.

Dëshmitë tregojnë se ai ose e merrte drogën vetë gjatë udhëtimeve të shumta nga Shqipëria, Holanda ose Gjermania, ose kishte bashkëpunëtorë që ia sillnin. Ai përdorte një makinë të modifikuar me ndarje të fshehura për të transportuar drogën, të cilën më pas e shiste në tregun austriak.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...