10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

EULEX miraton hetimin për pretendimet e rrahjes nga Policia e Kosovës ndaj qytetarit ne Veri

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë, EULEX, ka mirëpritur vendimin e Policisë së Kosovës për të njoftuar Inspektoratin Policor në lidhje me nisjen e hetimeve për pretendimet e një qytetari në veri, i cili ka akuzuar Policinë e Kosovës se e ka rrahur.

Më 26 tetor, Inspektorati Policor bëri të ditur se kishte nisur hetimet pas pretendimeve të Millosh Subotiq, një qytetar nga Mitrovica e Veriut, se ishte rrahur nga policia pas arrestimit të tij në stacionin policor.

“Me vendosmëri, ne kërkojmë që çdo pretendim për keqtrajtim të hetohet menjëherë dhe në mënyrë efektive nga autoritetet relevante. Në këtë kontekst, sipas mandatit të EULEX-it, roli ynë është të monitorojmë hetimet e kryera nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe, nëse vendoset, edhe nga autoritetet prokuroriale,” tha EULEX në një përgjigje dërguar Radios Evropa e Lirë.

Disa organizata joqeveritare njoftuan më 26 tetor për ndërprerjen e bashkëpunimit me EULEX-in derisa ky mision të mos deklarohet për rastin e pretendimeve të Subotiqit. Në një njoftim të përbashkët, organizatat Aktiv, Nova Iniciativa Shoqërore, Qendra për Afirmimin e Veprimeve Shoqërore, Qendra për Mbrojtjen e Kulturës Demokratike dhe Instituti për Zhvillimin Ekonomik Territorial shprehën shqetësimin e tyre, duke e quajtur Policinë e Kosovës “joprofesionale.”

Më 27 tetor, këto organizata reaguan sërish dhe kërkuan nga EULEX-i që të informojë opinionin për hapat që ka ndërmarrë për të përcaktuar përgjegjësinë për “trajtim çnjerëzor dhe torturë” në këtë dhe shumë raste të tjera të ngjashme në veri të Kosovës.

“Mosveprimi dhe kalkulimi i misionit të EULEX-it në monitorimin e veprimeve të institucioneve të Kosovës në sistemin e sundimit të ligjit kontribuon në inkurajimin dhe institucionalizimin e politikës së mosndëshkimit dhe dhënies së imunitetit për individët dhe grupet brenda Policisë së Kosovës për përdorimin e forcës së tepruar kundër serbëve të Kosovës. Me heshtjen e tij, EULEX-i po bëhet bashkëpunëtor,” thanë organizatat joqeveritare.

EULEX-i u shpreh se tortura, trajtimi çnjerëzor apo denigrues janë absolutisht të ndaluara dhe se ka rol monitorues dhe këshillues. Misioni mbetet i përkushtuar për të mbështetur institucionet e sundimit të ligjit në Kosovë, në mënyrë që ato të garantojnë të drejtat e të gjithëve. Nëse EULEX-i vëren shkelje serioze gjatë aktiviteteve të tij monitoruese, ai do t’i adresojë këto çështje te autoritetet përgjegjëse.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...