25.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

“Rama mbeshetet nga BE”/ Media Zviceriane : Arrestimi i Ilir Metës dhe sfidat e korrupsionit në Shqipëri

Arrestimi i presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, dhe ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja ka tërhequr vëmendjen e medias zviceriane “Blick”. Në një artikull të saj, “Blick” thekson se Shqipërisë nuk i ka munguar ndihma për të luftuar korrupsionin nga Bashkimi Europian, ndërsa akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama sugjerojnë se ai e ka kthyer vendin në një autokraci të mbushur me paratë e drogës dhe krimit.

Media zvicerane përmend arrestimet e mëparshme të deputetëve dhe ministrave socialistë, duke ngritur pyetjen se si Rama vazhdon të qëndrojë në krye të qeverisë. “Blick” gjithashtu pyes nëse Rama është i preferuari i BE-së dhe nëse dikush po bën “sy qorr” ndaj tij.

“Blick” raporton se në qershor, një gazetar italian e pyeti Ramën se si ishte e mundur që ndihmësit e tij, përfshirë disa ministra, të arrestoheshin për korrupsion, ndërsa ai mbetej në detyrë. Përgjigjja e tij ishte: “Në çdo pyll ka derra”.

Artikulli thekson se ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, është arrestuar nën akuzat për pastrim parash, korrupsion dhe deklarim të rremë të pasurisë. Ai është një figurë e njohur në politikën shqiptare, me një karrierë që fillon nga vitet 1990, përfshirë pozita si ministër i jashtëm, kryeministër dhe president. Pas largimit nga Partia Socialiste në vitin 2004, ai themeloi “Lëvizjen Socialiste për Integrim”, tani e njohur si “Partia e Lirisë”.

Meta nuk është politikani i parë opozitar që arrestohet këtë vit. Jurgis Çyrbja, ish-deputet i Partisë Socialiste, është arrestuar gjithashtu, ndërsa ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj është arratisur në Zvicër. Po ashtu, Sali Berisha, lideri i Partisë Demokratike, është paditur për korrupsion. Incidente të ngjashme kanë ndodhur edhe brenda partisë së Ramës, ku një ministër është dënuar me burg për korrupsion dhe një tjetër është në pritje të gjykimit.

Korrupsioni është një çështje qendrore për qeverinë shqiptare, e cila aspiron të anëtarësohet në BE deri në vitin 2030. Shqipëria ka marrë ndihma të konsiderueshme ndërkombëtare për të luftuar korrupsionin dhe për të forcuar qeverisjen e mirë, por raportet e fundit, përfshirë një nga Departamenti Amerikan i Shtetit, tregojnë se korrupsioni vazhdon të jetë i përhapur, duke penguar zhvillimin e vendit.

Kundërshtarët politikë të Ramës akuzojnë se ai e ka kthyer Shqipërinë në një autokraci të mbushur me paratë e drogës, ndërsa Rama i mohon këto akuzat. Megjithatë, Berisha dhe Meta kanë kërkuar dorëheqjen e qeverisë për më shumë se një vit, duke e akuzuar atë për lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsion.

Rama duket se ka mbështetje të fortë nga BE-në, dhe disa analistë sugjerojnë se kjo mbështetje mund të shpjegojë pse ai ende nuk është vënë në provë. Në një kontekst më të gjerë, Rama konsiderohet si një lider i favorshëm për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Kjo ndihmë, sipas disa ekspertëve, ka çuar në një qasje më tolerante nga ana e BE-së ndaj Ramës, duke e lejuar atë të vazhdojë të ushtrojë pushtet në Shqipëri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...