14.5 C
Tiranë
Friday, November 22, 2024
spot_img

Grabitet supermarketi në Ishull Lezhë: Rreth 30 milionë lekë të merren nga kasaforta

Një supermarket në Ishull Lezhë ka rënë pre e grabitjes pas mesnate, ku grabitësit kanë arritur të vjedhin kasafortën e marketit. Ngjarja, e cila ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit, dyshohet se ka përfshirë rreth 30 milionë lekë të vjetra në kasafortë.

Sipas burimeve paraprake, autorët e grabitjes janë futur në supermarket nga hyrja e pasme, duke thyer derën e pasme të marketit. Pritet që policia të sekuestrojë kamerat e sigurisë për të identifikuar autorët e kësaj ngjarjeje të rëndë. Investigimi po vazhdon për të zbardhur rrethanat e grabitjes dhe për të ndihmuar në kapjen e autorëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT