27.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Tenton vetëvrasjen 15-vjeçaria në Korçë: Dërgohet menjëherë në spital

Një ngjarje alarmante ka ndodhur në qytetin e Korçës, ku një 15-vjeçare nga Burreli ka tentuar të vetëvritet brenda ambienteve të një hoteli. E mitura, e cila raportohet se ka konsumuar një sasi medikamentesh, është dërguar menjëherë në spital, ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Korçës ka konfirmuar ngjarjen, duke theksuar se materialet përkatëse janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme. “Gjithashtu, referoi materialet në Prokurori, pasi një shtetase 15 vjeçe, banuese në Burrel, ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar një sasi medikamentesh, në ambientet e një hoteli. Aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rezikut për jetën,” njoftoi policia.

Arsyet që kanë çuar këtë të re në një akt kaq të rëndë ende nuk janë të qarta dhe hetimet po vazhdojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...