12.5 C
Tiranë
Tuesday, November 26, 2024
spot_img

Policia e Fierit vë në pranga dy persona për trafikim dhe kultivim të lëndëve narkotike

Policia e Fierit ka vënë në pranga dy persona të cilët akuzohen për trafikim dhe kultivim të lëndëve narkotike.

Të ndaluarit në kuadër të këtij operacioni janë shtetasit D. V. (K)., 46 vjeç dhe A. M., 52 vjeç, të cilët u kapën në pyllin e Semanit duke kultivuar në kubikë fidanë cannabis sativa.

Njoftimi i policisë

Vijon puna hetimore për evidentimin dhe kapjen e personave të përfshirë në veprimtarinë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Kapen dhe ndalohen 2 shtetas të përfshirë në një rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Në vijim të operacionit policor të zhvilluar më datë 19.05.2021, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë 2 shtetas të cilët u kapën në pyllin e Semanit duke kultivuar në kubikë fidanë cannabis sativa, pas hetimeve të kryera dhe punës së mirorganizuar, nga Komisariati i Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier u bë ndalimi i dy shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier ndaluan për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim, shtetasit D. V. (K)., 46 vjeç, banues në Mbrostar-Ferko, Fier (i cili ishte shpallur në kërkim policor) dhe A. M., 52 vjeç, banues në Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT