25.8 C
Tiranë
Wednesday, September 2, 2026

Foto/ Tragjedi në Elbasan: 25-vjeçari humb jetën shkoi të vendoste eksploziv në makinë por i shpërthen në dore

Një konflikt i vjetër duket se është bërë shkak për një ngjarje të rëndë në Elbasan, ku një 25-vjeçar humbi jetën në përpjekje për të vendosur eksploziv në një automjet. Policia njoftoi se ngjarja ndodhi në lagjen “Shënkoll” dhe viktima është identifikuar si Kristi Balukja, banues në Elbasan.

Sipas burimeve zyrtare, shpërthimi ndodhi gjatë momentit të vendosjes së eksplozivit në një makinë tip “Volkswagen” në pronësi të Renato Çepës. Shpërthimi i shkaktuar nga lënda eksplozive rezultoi fatal për Balukjan, i cili ndërroi jetë më vonë në spital.

Nga hetimet paraprake rezulton se Balukja ka vepruar për shkak të një konflikti të hershëm, të cilin e konsiderohej për motive të parëndësishme. Një grup i posaçëm hetimor, i përbërë nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, Komisariati i Policisë Elbasan dhe ekspertët e Policisë Kriminale në DPPSH, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...