28 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Lulzim Basha: Retorika përçarëse e Ramës nuk fsheh dështimet e qeverisë për pensionistët

Kryetari i Partisë Demokratike – Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar sot kundër deklaratave të kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se ai po përpiqet të ndajë sipërmarrësit nga qytetarët për të fshehur dështimin e tij në mbështetjen e pensionistëve.

Basha theksoi se qeveria ka dështuar në menaxhimin e skemës së pensioneve dhe vuri në pah se “fondet e destinuara për pensionet po mbahen peng nga investitorë strategjikë dhe projekte të lidhura me korrupsionin,” ndërkohë që pensionistët përballen me çmime të larta për ilaçet dhe vështirësi financiare të përditshme.

Sipas Bashës, kryeministri Rama “sillet si një drejtor azili,” duke fajësuar të tjerët, ndërkohë që “kishte në dorë të gjithë pushtetin për të përmirësuar gjendjen”. Ai theksoi se qeveria po lejon investitorët strategjikë dhe strukturat e saj të përfitojnë nga fonde publike, duke përfshirë hoteleri, kazino, projekte korruptive të Partneriteteve Publiko-Private (PPP) dhe tenderat sekretë. Sipas tij, kjo po pengon përmirësimin e gjendjes së pensionistëve.

Në postimin e tij në Facebook, Basha shpreh mbështetje për pensionistët, duke bërë thirrje për një votë ndëshkuese ndaj qeverisë në zgjedhjet e ardhshme dhe duke deklaruar: “Pensionistët shqiptarë meritojnë më shumë! Çmimet e ilaçeve në Shqipëri janë ndër më të lartat në krahasim me ato të vendeve të Bashkimit Europian, dhe kjo situatë nuk mund të vazhdojë”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...