14.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Bilanci i Policisë pas Protestës së Opozitës: Arrestime, procedime penale dhe kallëzime për16 Deputetë

Pas protestës së opozitës më 29 tetor, gjatë së cilës disa akse rrugore kryesore u bllokuan në të gjithë vendin, Policia e Shtetit ka publikuar detaje mbi masat e marra, duke njoftuar për arrestime dhe procedime penale të protestuesve. Sipas policisë, 4 persona janë arrestuar, 195 të tjerë po ndiqen penalisht në gjendje të lirë, dhe 16 deputetë të opozitës janë kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

### Njoftimi i Policisë
Në përfundim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga drejtoritë vendore të Policisë në qytetet Tiranë, Elbasan, Durrës, Fier dhe Lezhë, të kryera nën drejtimin e prokurorive përkatëse, Policia ka bërë të ditur se:

– Janë arrestuar 4 persona,
përkatësisht 3 në Elbasan dhe 1 në Tiranë, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme,” “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik,” dhe/ose “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit.”

– Janë referuar materialet në prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm për 195 persona, të cilët janë proceduar në gjendje të lirë, përkatësisht 92 në Durrës, 36 në Fier, 33 në Tiranë, 20 në Elbasan dhe 14 në Lezhë. Gjithashtu, janë shpallur në kërkim 5 persona, përkatësisht 3 në Elbasan dhe 2 në Tiranë.

-Materialet janë referuar në SPAK për 16 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, duke përfshirë: 4 në Tiranë, 4 në Durrës, 3 në Fier, 3 në Elbasan dhe 2 në Lezhë, si dhe për kryetarin e Bashkisë Kavajë. Këta individë janë kallëzuar për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit,” “Prishja e qetësisë publike,” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik.”

detaje mbi ngjarjet gjatë Protestës
Në pikat kyçe lidhëse midis qyteteve Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier dhe Lezhë, protestuesit janë grumbulluar duke penguar për disa orë qarkullimin e mjeteve në të dyja drejtimet. Disa prej tyre kanë përdorur automjete, të cilat i kanë lënë të parkuara në rrugë për të bllokuar trafikun. Përmes veprimeve hetimore, janë identifikuar disa prej drejtuesve të automjeteve që u përdorën për të bllokuar qarkullimin.

Autoritetet po vazhdojnë përpjekjet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe bashkëpunimin me prokuroritë kompetente për të identifikuar të gjithë individët e tjerë të përfshirë në veprimtari të paligjshme gjatë protestës së opoz

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...