23.7 C
Tiranë
Monday, August 17, 2026

Pasiguria Ekonomike/ Shqipëria, me përqindjen më të lartë të popullsisë që ndihen të pasigurt ekonomikisht

Shqiptarët shprehën pakënaqësinë më të lartë për sigurinë ekonomike në raport me vendet e tjera të Rajonit, në një anketë që u bë nga Këshilli i Koordinimit Rajonal (RCC), për Barometrin e Sigurisë në rajon.

Siç shihet nga grafiku, 28% e të anketuarve në Shqipëri ishin tërësisht të pakënaqur me sigurinë e tyre për gjendjen ekonomike.

Kjo ishte përqindja më e lartë në rajon, pasi vetëm 24% e boshnjakëve kanë shprehur pasiguri të lartë për gjendjen ekonomike, 21% e shtetasve nga Kosova, 15% e maqedonasve, 7% e malazezëve dhe 15% e serbëve. Anketa tregoi se, malazezët ishin më të kënaqurit për sigurinë e tyre ekonomike, në raport me vendet e tjera të rajonit.

Gjithashtu, Shqipëria ka përqindjen më të ulët të popullsisë së saj që është shumë e kënaqur me gjendjen ekonomike. Vetëm 2% e shqiptarëve të anketuar janë shumë të kënaqur me situatën e tyre ekonomike. Në të kundërt, 8% e boshnjakëve ishin shumë të kënaqur, 12% e maqedonasve, 20% e malazezëve, 12% e serbëve, ndërsa Kosova ishte në të njëjtin nivel me Shqipërinë, me 2%.

Anketa në Shqipëri, gjithashtu prodhoi përqindjen më të lartë të personave që ndihen mjaftueshëm të sigurt ekonomikisht. 34% e të anketuarve mendojnë në këtë mënyrë, ndërsa 28% e boshnjakëve mendojnë se ekonomia e tyre është e sigurt, 22% e maqedonasve, 33% e serbëve.

Sërish malazezët shfaqen nivelet më të larta të sigurisë sa i takon mjaftueshmërisë ekonomike, pasi 42% ishin mjaftueshëm të kënaqur. Vetëm qytetarët e Kosovës janë treguar disi më realistë, thuhet në analizën e RCC, pasi 50% e tyre kanë mbajtur qëndrim neutral, as shumë të kënaqur dhe as shumë të mërzitur, me gjendjen e tyre ekonomike.

Ndërsa 40% e shqiptarëve mendojnë se perspektiva ekonomike nuk është e mirë, kundrejt 29% që kanë qëndrim neutral dhe 31% mendojnë se, ekonomia e tyre do të përmirësohet.

Në rajon, më pesimistët për ekonominë e së ardhmes mbeten maqedonasit, pasi 52% e tyre mendojnë se gjendja do të përkeqësohet, ndërsa më optimistët në rajon janë malazezët, pasi vetëm 12% e të anketuarve mendojnë se ekonomia e tyre do të përkeqësohet.

Kur vjen puna te siguria ekonomike, burrat në Ballkan janë më të kënaqur (40%) sesa gratë (32%).

Analiza e RCC tregon se Barometri Ballkanik i sigurisë në edicionin 2021 shënoi përmirësime të perceptimit për sigurinë ekonomike. Një vit më parë, shumica e të anketuarve ishin të pakënaqur me gjendjen ekonomike. Tani, siguria ekonomike perceptohet më pozitivisht, pasi 38% janë të kënaqur dhe 30% të pakënaqur.

Në raport me vitin 2020, numri i të pakënaqurve u ul me 16%, dhe numri i të kënaqurve u rrit me 14%. Në të gjithë rajonin pak më shumë se një e treta (38%) perceptojnë situatën e sigurisë si të kënaqshme, ndërsa pak më pak se një e treta (30%) nuk janë të kënaqur.

opennews.al
opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...