23.7 C
Tiranë
Monday, August 17, 2026

Policia e Tiranës sekuestron pasuri me vlerë rreth 500 mijë USD, i përkasin të arrestuarit në Angli

Policia e Shtetit këtë të premte ka sekuestruar një pasuri me vlerë 500 mijë dollarë është vënë nën sekuestro preventive.

Pasuritë i përkasin 31-vjeçarit Vasil Duraku, i cili aktualisht është i arrestuar në Angli, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale.

Duraku u arrestua në Angli, në një plantacion bimësh kanabisi, të cilën e prodhonte në sera dhe pastaj e tregtonte duke arritur fitime të mëdha.

Gjithashtu këtij shtetasi, pas ndalimit, gjatë kontrollit në banesë i është gjetur dhe sekuestruar shuma 363.000 paund britanik, pasuri të luajtshme e të paluajtshme, vlera e të cilave shkon rreth 500.000 dollarë.

Njoftimi i policisë

Vijon puna për gjurmimin, identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive qe rrjedhin nga aktiviteti kriminal.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Plantacioni”.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Vendoset sekuestro preventive mbi disa pasuri me vlerë rreth 500.000 dollarë, të cilat dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e subjektit.

Nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit të koduar “Plantacioni”, si rezultat i të cilit u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, datë 25.05.2021, për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të shtetasit V. D., 31 vjeç, i cili aktualisht është i arrestuar në Angli, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale.

Ky shtetas është arrestuar në Angli, në një plantacion bimësh kanabisi, të cilën e prodhonte në sera dhe pastaj e tregtonte duke arritur fitime të mëdha.

Këtij shtetasi, pas ndalimit, gjatë kontrollit në banesë i është gjetur dhe sekuestruar shuma 363.000 paund britanik.

Në zbatim të vendimit të Gjykatës u bë i mundur sekuestrimi i pasurive të luajtshme e të paluajtshme, vlera e të cilave shkon rreth 500.000 dollarë, konkretisht:

Një njësi tregtare;

Dy apartamente;

1 garazh.

Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera që ky shtetas dhe familjarët e tij mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...