10.5 C
Tiranë
Friday, January 30, 2026
spot_img

Raporti i SPAK për vitin 2020/ Kraja: “Ka qenë një sfidë e vërtetë, jemi detyruar të punojmë në kushte jo normale”

Kreu i SPAK Arben Kraja paraqiti sot në Këshillin e Lartë të Prokurorisë raportin e SPAK për vitin 2020.

Ndërsa bëri një rezyme të infrastrukturës dhe punës së SPAK për vitin që lamë pas, Kraja tha se prioritet është ngritja e një laboratori kriminalistik për ekspertizën digjitale.

Gjatë 2020-ës kemi pasur mundësi për të marrë edhe personel administrativ. Ka qenë një sfidë e vërtetë sepse jemi detyruar të punojmë në kushte jo normale. Kemi marrë buxhetin e miratuar paraprakisht. Buxheti ka qenë i mjaftueshëm, rikonstruksioni i godinës ishte planifikuar me fonde dhe ishte realizuar nga qeveria. Blerja e pajisjes së përgjimit ishte realizuar prej tyre. Kemi pasur problematike për realizimin e fondit të pagave. Nuk kishim numrin e nevojshëm të prokurorëve, nuk kishim Byronë e Hetimit. Gjatë 2020-ës kemi përgatitur projektbuxhetin për vitin 2021.

U përgatit dhoma e serverit, salla për vendndodhjen e operatorëve, deri në fund të vitit 2020. Nga tetori i 2020-ës u realizua ardhja e pajisjes, pajisja sot është efektive dhe në punë. Ligji na jep mundësinë të kemi strukturën tonë të inspektimit. Vendosim si prioritet ngritjen e një laboratori kriminalistik për ekspertizën digjitale. Kemi punuar në drejtim të krijimit të hapësirës për mobilimit, përzgjedhjes së stafit, dhe fondit për blerjen. Kemi marrë dy nga ekspertët më të mirë në Republikën e Shqipërisë, jemi në fazat e fundit të marrjes së programet. Për të ngritur laboratorin kemi marrë një fond pranë komitetit të Ministrisë së Brendshme. Besoj që brenda muajit të ardhshëm do jetë efektiv, dhe do bëj ekspertizë të të gjitha pajisjeve digjitale”, tha Kraja.

Ndërsa u ndal te aksesi në bazën e të dhënave, Kraja tha: “Ligji i jep mundësinë Prokurorisë të ketë akses. Nuk realizohet brenda ditës, kërkon përgatitje. Kemi arritur të bëjmë lidhjen e institucionuit me fibra optike, që duhet për këtë akses. Aktualisht kemi të dhënat e gjendjes civile, gjyqësore, Kadastrën, do marrim akses në bazën e të dhënave të Policisë dhe po punojmë të marrim akses në sistemin e Europolit”.

Duke folur mbi procedurën e emërimit të drejtorit dhe hetuesve të BKH-së, kreu i SPAK deklaroi:

Procedura për drejtorin ka filluar në janar dhe ka përfunduar në korrik 2020. Për përzgjedhjen e drejtorit është ngritur një komision i përzgjedhjes i cili ka ndjekur të gjithë procedurës. Në fund doli me një produkt dhe u emërua drejtori i BKH-së”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

22-vjeçari dhunon nënën dhe vjedh sende e motorin e babait, arrestohet në Vlorë

0
Vlorë – Një ngjarje e rëndë familjare ka përfunduar me arrestimin e një 22-vjeçari në Vlorë. Sipas policisë, i riu, identifikuar si E. P.,...

“E godita me thikë në park” – 14-vjeçari pranon vrasjen e 12-vjeçarit në Birmingham

0
Birmingham – Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e Birmingham, pasi një fëmijë 12-vjeçar, Leo Ross, u vra me thikë nga një i...

“Nuk mund të luash me fatkeqësinë e dikujt” – DJ Gimbo reagon ndaj pyetjes...

0
Një debat i ashpër ka shpërthyer mes DJ Gimbo-s dhe banorit të “Big Brother VIP Albania”, Rogert, pas një pyetjeje që ky i fundit...

Sherr me thika në Sarandë, dy të plagosur dhe dy të arrestuar

0
Sarandë – Një përleshje me shkopinj dhe thika në lagjen “Baba Rexhep” të qytetit të Sarandës ka lënë dy të plagosur dhe ka sjellë...

Vokshi nga Strasburgu: Shqipëria po shndërrohet në autokraci elektorale

0
Strasburg – Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka ngritur akuza të forta gjatë pjesëmarrjes në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës,...