25.9 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Përmbytjet tragjike në Valencia: 211 viktima dhe operacioni më i madh i shpëtimit në Spanjë

Përmbytjet më të rënda të Spanjës në historinë moderne kanë marrë jetën e të paktën 211 personave, ndërsa dhjetëra të tjerë mbeten ende të zhdukur katër ditë pas përmbytjeve në Valencia. Kryeministri Pedro Sanchez deklaroi se qeveria ka mobilizuar 5,000 trupa shtesë për kërkim-shpëtim, krahas 2,500 ushtarëve të dislokuar më parë, duke e bërë këtë operacionin më të madh të ushtrisë spanjolle në kohë paqeje.

Në një deklaratë televizive, zoti Sanchez tha se qeveria po dërgonte 5,000 trupa të tjera të ushtrisë për të ndihmuar në operacionet kërkim-shpëtimit si dhe për pastrimin e zonave të përmbytura, krahas 2,500 ushtarëve të dislokuar tashmë.
“Është operacioni më i madh i Forcave të Armatosura të Spanjës në kohë paqeje”, tha zoti Sanchez. “Qeveria do të mobilizojë të gjitha burimet për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, shtoi ai.

Kjo katastrofë natyrore konsiderohet si më e rënda që ka goditur Evropën që prej përmbytjeve të vitit 1967 në Portugali, ku humbën jetën mbi 500 persona.

Pavarësisht situatës së rënduar, ekipet e shpëtimit arritën të nxjerrin të gjallë një grua e cila kishte mbetur e bllokuar për tre ditë në një park makinash në Montcada. Ky shpëtim i rriti shpresat për gjetjen e të mbijetuarve, ndërsa shkencëtarët paralajmërojnë se fenomene të tilla ekstreme do të shfaqen gjithnjë e më shpesh për shkak të ndryshimeve klimatike dhe ngrohjes së Mesdheut.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...