25.9 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Heroi i Fierit shpëtoi çiftin e moshuar: 29-Vjeçari arrestohet për dhunë ndaj xhaxhait

Romeo Mersini, 29-vjeçari që pak javë më parë shpëtoi një çift të moshuarish nga flakët në Fier, është arrestuar nga policia pas një konflikti me xhaxhain e tij. Sipas raportimeve, debati mes Mersinit dhe xhaxhait të tij për motive të dobëta ka përshkallëzuar, duke çuar në përdorimin e sendeve të forta nga 29-vjeçari.

Në incident është përfshirë dhe vëllai i Romeos, i identifikuar si M. Mersini, 32 vjeç, i cili gjithashtu është arrestuar pasi ka goditur me sende të forta Romeon. Sipas njoftimit të policisë, të dy vëllezërit ndodhen në pranga për shkak të përleshjes së dhunshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin R. M., 29 vjeç, banues në Fier, pasi për motive të dobëta ka goditur me sende të forta xhaxhain e tij. Për këtë rast u arrestua edhe shtetasi M. M., 32 vjeç, pasi ka goditur me sende të forta vëllanë e tij, shtetasin R. M.”, njofton policia.

Kujtojmë që pak ditë më parë në një banesë në lagjen “15 Tetori” u përfshi nga flakët ndërsa brenda ishin dhe një çift të moshuarish. Ishte djali i të moshuarve që i vuri flakën shtëpisë me qëllim vrasjen e prindërve të tij.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier vendosi “Shtrim të detyruar në spitalin psikiatrik” për 42-vjeçarin Altjon Sulejmanaj, i arrestuar pasi tentoi të vriste prindërit e tij të moshuar, Shaqir dhe Selfixhe Sulejmanaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...