30.8 C
Tiranë
Tuesday, July 7, 2026

Shpëtohet mbrekullisht pas 72 orësh,një grua e bllokuar nga përmbytjet në Spanjë

Një grua në Spanjë ka shpëtuar mrekullisht pas 72 orësh, pasi mbeti e bllokuar në makinën e saj përmbytur nga uji në një nënkalim në komunën e Benetússer, Valencia. Kryetari i shërbimit të mbrojtjes civile të Valencias, Martín Pérez, deklaroi se “pas tre ditësh, gjetëm dikë të gjallë në makinë,” duke e cilësuar këtë si një shpëtim të rrallë.

Ndërsa përmbytjet e fuqishme kaluan nëpër rajon, makina e gruas u hodh nga rrymat e ujit dhe përfundoi e mbuluar nga një grumbull automjetesh të tjera në një nënkalim. Të premten, shërbimet e emergjencës dëgjuan thirrje të dëshpëruara për ndihmë – “Doktor, doktor” – dhe ndoqën zërin që vinte nga grumbulli i automjeteve të bllokuara. Pas orësh të gjata duke pastruar mbeturinat, ata arritën ta shpëtonin gruan dhe e dërguan menjëherë në spital.

Mediat spanjolle përshkruan shpëtimin e saj si një “mrekulli,” një moment shprese në mes të përmbytjeve tragjike që kanë lënë të paktën 217 viktima dhe një numër ende të panjohur të zhdukurish në vend.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rama drejt Ankarasë për Samitin e NATO-s, Erdoğan pritet të zhvillojë takim dypalësh me...

0
Kryeministri Edi Rama udhëton sot drejt Ankarasë, ku do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s që zhvillohet më 7 dhe 8 korrik. Sipas mediave...

Dhunohet nga bashkëmoshataret në Fier,policia nis hetimet

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Fier, ku tre vajza adoleshente dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj një bashkëmoshatareje në një banesë. Pamjet e...

Rëndohet bilanci në Venezuelë/ Tërmetet lënë 3,535 viktima dhe mbi 16 mijë të plagosur,...

0
Bilanci i viktimave nga tërmetet shkatërruese që goditën Venezuelën në fund të muajit qershor është rënduar ndjeshëm. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga...

“Mos na lini pa bukë, lopët nuk janë çezme”/ Fermerët e qumështit protestojnë para...

0
Fermerët kosovarë të prodhimit të qumështit kanë protestuar para Ministrisë së Bujqësisë, duke shprehur shqetësimin për gjendjen në sektor dhe ndërprerjen e përkohshme të...

“Erdha për të fituar Botërorin, pa e fituar nuk ka kuptim të vazhdoj”/ Roberto...

0
Eliminimi i Portugalisë nga Kupa e Botës 2026 ka sjellë një tjetër ndryshim në pankinë. Trajneri Roberto Martinez ka konfirmuar largimin nga drejtimi i...